Vdes te Infektivi 48-vjeçari me Covid-19, dyshohet se u infektua nga pacienti zero

Një tjetër lajm i keq ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga spitali Infektiv, ku është shënuar viktima e 5-të nga koronavirusi në vendin tonë.

Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin infektiv, një 48-vjeçar, ndërsa kanë qenë familjarë të tij ata që e kanë konfirmuar lajmin, edhe në rrjetet sociale.

Mësohet se 48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel në zonën e Unazës së Re në Tiranë, si dhe ka shërbyer si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve, ndërsa gjendej i shtruar prej dhjetë ditësh në spitalin Infektiv, ku dhe po mbahej në frymëmarrje të drejtuar.

Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola, me të cilin duket se kanë qenë dhe të afërm.

Ministria e Shendetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për të dhënë të rejat, ku pritet të konfirmohet edhe rasti, ndërsa deri dje në Shqipëri zyrtarisht ishin 104 persona të infektuar dhe 4 të vdekur.

Exit mobile version