Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.
“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi në Facebook.
Shpërthim i fuqishëm në Serbi! Përfshihet nga flakët një fabrikë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur
Deputeti shqiptar më tej ka thënë se Serbia sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.
Madje sic ka thënë, përkundrazi rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin.
“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, shkroi Kamberi.