Ish-Kryeministri Berisha në një postim në ‘Facebook’ ka komentuar vizitën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Holandë ditën e djeshme.
Berisha shkruan se në kulmin e skandalit, Veliaj mori Xhafajn në Holandë për ‘make up’ pas akuzave staliniste të kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ndaj deputetëve holandezë.
Nga ana tjetër, referuar protestës së 26 majit ku eksponentë të opozitës po flasin për dhunë, Berisha thotë se 26 maji është dita e flakjes së kalbësirave të narkoshtetit
Postimi i Berishës
Kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu merr me vete per make-up Xhafen ne Hollande!
Te dashur miq, kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu, i cili ka planifikuar Xhafen si sekretar te pergjithshem te PS, mori per make up Xhafen ne kulmin e skandalit per vizite ne Hollande! Ky akt vjen pas sulmeve staliniste te Rames dhe Ruçit ndaj deputeteve hollandez dhe ka si qellim zbukurimin e imazhit te baronit te droges, kreut te familjes mafioze numer dy te vendit, Fatzi Xhafa ne luften e tij per jete e vdekje me familjet e tjera mafioze Rama e Tahiri ne krye te PS.
Por 26 maji eshte dita e flakjes se kalbesirave te narkoshtetit me ne krye Noriegen dhe shpetimit te Shqiperise! sb