Ish-Kryeministri Beroisha ka denoncuar një rast pas zgjedhjeve të vitit 2001 kur ai arriti të kapë një diplomat të huaj duke marrë çantën me para nga Fatos Klosi. “Një demokrat arriti të identifikojë se si Fatos Klosi i dha të “huajit” çantën me para tek lokali Princ Park. Pasi e konfirmova i kërkova atij të heshtë përndryshe reagimi im naj tij do të ishte i fortë, dhe ai nuk foli”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri kujton se e fitoi betejën me të drejtën në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2001 duke arritur që të imponojë një zgjidhje politike.
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në rastin e emërimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qenë ambasadori amerikan që e donte në këtë post, por jo SHBA-ja.
“Asnjë vend nuk mund t’i thotë në vendi tjetër, njih këtë ministër apo tjetrin. Ambasadori amerikanë donte që të bëhej ministër Sandër Lleshaj, por kjo nuk do të thotë se ishte Amerika, por ambasadori. Unë jam një arkivë e gjallë politike si memorie. Nuk mund të jetë kurrë qeveria amerikane që thotë emëro këtë president”, tha Berisha.