Berisha denoncon skandalin: I dënuari me 3 vjet burg emërohet agjent i antidrogës në Drejtorinë e Policisë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në sektorin e antidrogës në Vlorës, është emëruar agjent i antidrogës një personi me precedent penalë.

Sipas qytetarit ky persona është Arbër (Arben) Ilir (Mirjan) Koçiaj, i cili është emëruar si agjent i sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Po sipas këtij denoncimi, shtetasi i lartpërmendur është i dënuar me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë me 1 vit e 3 muaj burg, pasi ka dhunuar dhe rrahur një person brenda komisariatit.

Postimi i ish-Kryeministri Berisha

Dënimi me burg është meritë për punesim në Narkopolici!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje. Skandalet ne polici nuk kane re mbaruar, vecanerisht ne policine e vlores ku shkeljet dhe shperdorimet jane te pafundme sa qe njerezit jan vertet ne hall te madh. Nje nga rastet e skandalit ne policine e vlores eshte se ne kete drejtori punojne njerez me precedent penal sic eshte nje agjent i sektorit te antidroges i cili quhet Arbër(Arben) Mirjan(Ilir) Koçaj, i cili eshte i denuar me vendim te gjykates se rrethit gjyqesor vlore me nje vit e tre muaj burg pasi ka dhunuar dhe rrahur nje person brenda komisarjatit i cili ishte i prangosur ne momentin e dhunes, qytetarin K.A. Kjo gje eshte lehtesisht e faktueshme, mjafton te marresh nje kopje vendimi ne gjykate. Dhe sa e sa skandale te tjera duke filluar qe nga perdorimi i drogave te forta etj.

Artikulli paraprakShembja e Teatrit/ PD depoziton padinë: SPAK i ka aty të gjitha faktet. Kjo çështje çon pas hekurave Ramën dhe Veliajn
Artikulli tjetërLinjat ndërkombëtare ajrore dhe tokësore hapen në të njëjtën datë, administratorët: Pritet rritje e çmimeve të biletave