Berisha denoncon skandalin: Zyrtari i Rilindjes arrestohet për kontrabandë, Rama e kthen sërish në punë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër skandal që po ndodh në vendin tonë. Në postimin e radhës ai ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili tregon se si një doganier i arrestuar për kontrabandë është rikthyer sërish në punë se është shërbëtor i Rilindjes.

Sipas qytetarit edhe pse arrestimi i Sajmir Thaçit është dhënë në media, sërish qeveria e ka kthyer në detyrë.

Postimi i Berishës

Kontrabanda si merite!

Arrestohet pak kohe me pare si kontrabandist por kthehet ne pune duke paguar ryshfet! sb

Pershendetje dr Sajmir Thaçi, Doganier në doganen e Morinit , në faktë ky esht rikthyer në punë sigurisht me parat e kondrabandës sepse ky esht arrestuar para pak kohesh për Shpërdorim , duke lejuar Kafen kondraband nga kosova ne shqiperi, si mundet ky shtet ordiner të kthej ne pun një kondrabandist ? Kujt i sherben ky shtet Narkotrafikant. Perveqse klyshve te tij. Burimet jan te sigurta madje edhe Top Neës e ka dhën lajmin. Flm

Exit mobile version