Vokshi i përgjigjet Spiropalit: Habite dhe anglezet e Crown Agents me vjedhjen në dogana, i ke bërë llogaritë gabim…

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i është përgjigjur ministres së Ramës, Elisa Spiropali, e cila sulmoi shqiptarët që protestojnë.

Vokshi ka postuar një sondazh, ku i tregon Spiropali se shqiptarët e pakënaqur me Rilindjen e Ramës, janë më të shumtë në numër se militantët që i rrinë ngjitur pushtetit.

Postimi i Vokshit

Elisa Spiropali që habiti dhe anglezet e Crown Agents me vjedhjen në dogana, e për pak muaj punë në dogane siguroi pasuri për disa breza, ka hallin e karrikes së Ramës dhe pasurisë së saj.

Ndaj përdor gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes ndaj kujtdo që i rrezikon pushtetin Skënderbeut të saj. Duan që njerëzit të heshtin e të rrinë urtë që Rama të vazhdojë të vjedhë paratë, pronat, zgjedhjet, të kontrollojë cdo pushtet së bashku me kriminelët.

Por i kanë bërë llogaritë gabim. Mbi 60% e shqiptarëve rrefuzojnë modelin e dhunës, konfliktit, përcarjes. Mbi 60% e shqiptarëve duan që zgjedhjet të shtyhen, duan zgjedhje të reja, të lira e të ndershme! Dhe kauza e tyre është beteja jonë, për të cilën do luftojmë deri në fund e do bëjmë cdo saktificë.

Ndaj nesër, në 25 maj, të protestojmë masivisht, para Kryeministrisë, për t’i thene Edi Ramës se koha e të korruptuarve si ai, Elisa, Damiani, Beqaj, Ahmetaj, Dako, se koha e krimit dhe kriminelëve ka mbaruar!

Nesër, në 25 Maj, të protestojmë për një Shqipëri të lirë, me drejtësi të pakapur, ku Elisa e të ngjashmit të saj të korruptuar e të krinimalizuar të të mos bëjnë ligjin, por të përgjigjen para tij.

Nesër, në 25 Maj të protestojmë për një Shqipëri demokratike ku të reapektohen të drejtat ligjore e kushtetuese. Të protestojme për një Shqipëri si gjithë Europa.

Ne nuk e dorëzojmë demokracinë!

#RamaIk #25Maj

1111 3

Exit mobile version