“Berisha është kthyer në asetin më të madh të Ramës”, Basha: Asnjë komplot kundër drejtësisë nuk e pengon alternativën tonë në zgjedhjet e ardhshme

Kreu i demokratëve euroatlantist, Lulzim Basha, në një intervistë për MCN Tv tha se se PD lindi si parti perëndimore euroatlantike dhe do të mbetet e tillë sepse ky është interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Basha shtoi se konspiracioni mes Berishës dhe Ramës kundër drejtësisë dhe PD, nuk e pengon dot alternativën e forcës politike që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Bashës, koha i ka dhënë të drejtë atij, pasi çdo pohim që ka bërë mbi lëvizjet politike të Berishës është tashmë një realitet. Kjo pasi ky i fundit përdor demokratët për të mbrojtur pozitat e veta pas shpalljes “non grata” në përballjen me drejtësinë, duke u kthyer në asetin më të madh të Edi Ramës, që e përdor si gogol në çdo zgjedhje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Keni një plan të dytë, kishit menduar një përgjigje që Gjykata e Apelit do t’ia jepte vulën, siglën Partisë Demokratike të grupimit të zotit Berisha?

Lulzim Basha: Plani ka qenë dhe mbetet vetëm një, plani është ky që është shkruajtur këtu. Shqipëria meriton më shumë. Natyrisht në një shtet ligjor ku gjyqtarët nuk i nënshtrohen presionit politik, Partia Demokratike do ta shpalos këtë plan para qytetarëve. Por në çdo rast çdo konspiracion dhe komplot jo thjesht kundër demokratëve, por kundër shqiptarëve për t’iu mohuar një alternativë të vërtetë përballë kësaj qeverie të korruptuar, të dështuar, burim i fatkeqësive më të mëdha që kanë pllakosur shqiptarët në 34 vite tranzicion, ky konspiracion do të dështojë dhe plani që është vetëm një plan për t’iu dhenë shqiptarëve vetëm një alternativë të besueshme dhe të realizueshme sepse meritojnë më shumë dhe do të kenë më shumë dhe do të ecë përpara.

Pyetje: Zoti Basha, unë si gazetar që kam ndjekur në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në Partinë Demokratike, shoh që ju në këtë betejë si armik kryesor keni kohë në zgjedhjete e 2025-ës. Pra, si procedurë për të ndjekur edhe njëherë rekursin, për të vajtur sërish në Apel, nuk mjafton koha deri në zgjedhjet e 2025-ës. Në këtë mënyrë, a është një parti e re një alternativë në më shumë përqindje për të ndodhur në fakt?

Lulzim Basha: Koha është aleati ynë. Koha ka treguar pas 3 vitesh se gjithçka që kam paralajmëruar është vërtetuar. Zoti Berisha zgjodhi rrugën e gabuar për t’u përballur me problemin personal dhe në këtë mënyrë viktimizoi demokratët dhe u kthye në asetin politik kryesor të Edi Ramës. Sot Edi Rama nuk ka asnjë fabul, asnjë tregim, asnjë përrallë për t’i treguar shqiptarëve përveçse është kthyer te përralla e vjetër gogoli Sali Berisha. Dhe në këtë mënyrë është krijuar një tango për interesat e njëri-tjetrit dhe kundër interesave të shqiptarëve. Dhe kjo është ajo që kam paralajmëruar para 3 vitesh, kjo është ajo që po luhet edhe sot e kësaj dite. Përballë asaj qëndron siç e thash plani ynë i vetëm, për t’iu dhënë shqiptarëve një alternativë. Shqiptarët nuk meritojnë pas 24 vitesh, jemi i vetmi popull i Europës ish komuniste që kemi prap dy lidera të tranzicionit që duan të çimentojnë një tranzicion të dytë, duan ta zgjasin mundësisht edhe 30 vite të tjera sundimin e tyre apo të familjarëve të tyre, apo të klientëve të tyre. Dhe dnërkohë Shqipëria zbrazet, varfërohet, shqiptarët humbin shpresën. Për t’iu kundërvënë kësaj, ne nuk kemi nevojë as për logo, as për vula, as për karrige. Ne kemi nevojë të besojmë tek Shqipëria, të besojmë se me mundësitë e Shqipërisë mund të ndihmohet çdo shqiptarë dhe me ekspertizën më të mirë, por dhe me një vullnet të hekur politik dhe vullnetin për të gjithë diferencën, këtë program t’ia paraqesim shqiptarëve. Grupi i interesit, pas grupi i interesit, që nga gazetarët dhe media e lirë, tek fermerët. Nga profesionistët, tek rinia, nga pensionistët tek policia, administrata, forcat e armatosura, të përndjekurit, pronarët. Programi ynë është i plotë dhe padiskutim koha që kemi në dispozicion nga sot deri kudro që do të shpallen zgjedhjet e ardhshme, do të përdoret jo për t’i shkuar pas midesë, tangos së kryeministrit dhe ish kryeministrit, por për t’iu thënë shqiptarëve që ka një alternativë, ka një forcë politike që mendon për ta dhe për t’jua dhënë këtë alternativë sigurisht është përgjegjësia e shqiptarëve të votojnë dhe afeërmendsh vota e shqiptarëve do të jetë ose për dyshen e vjetër, kryeministrin dhe ish kryeministrin me sentencën kush është më pak i korruptuar. Ose një fund të tranzicionit dhe përqafimin e një kulture të re politike, e një programi të ri politik, pse jo dhe të një formacioni të ri politik në kuptimin e burrave, grave, të rinjve dhe të rejave për të cilën unë shpresoj nëse drejtësia vihet në vend do të të ketë logon dhe vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në çdo rast kjo alternativë nuk do t’u mohohet shqiptarëve.

Exit mobile version