“Rama dhe Berisha janë kërcënim për SPAK”/ Basha: 11 qershori është vijim i pazarit që ka nisur me amnistinë dhe bllokimin e reformës zgjedhore

 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Zoti Basha, nga ato që më thoni kuptoj që ka një ndarje përfundimtare po them, nuk është më çështje kujt do i shkojë vula, sigla e PD-së, por ka një ndarje përfundmitare me Berishën, me grupimin të zotit Berisha po them. Por në një deklaratë që dhatë para parlamentit thatë që ok dhe kushti im është që në qoftë se Berisha dhe ata që distancohen nga Ilir Meta dhe Edi Rama. Qëndron kjo edhe pas vendimit që edhe Britania e Madhe la këtë masën non grata?

Lulzim Basha: E para e punës nuk më vjen mirë të shtrembërohet atë që kam thënë. M’u tha që ata që morën vulën, thonë që ti mund t’i bashkohesh vetëm me kushtin nëse distancohesh nga Edi Rama. Por në fakt janë ata që duhet të distancohen nga Edi Rama. Se sot nuk ka demokratë dhe shqiptar mos ta kuptojë se 11 qershori është vijim i pazarit që ka nisur me amnistinë, ka vazhduar me mbylljen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe dakordësinë e heshtur për mos t’ju dhënë shqiptarëve listat e hapura, votën e diasporës, votimin elektronik, barazinë e votës, ka vazhduar me vulën dhe me shumë gjasa tani po i drejtohen SPAK-ut si hallin e përbashkët të të korruptuarve shqiptarë. Megjithatë për t’iu përgjigjur direkt pyetjes që më bëtë, në këndvështrimin tim dhe tonin, ne jemi bashkë me idealet me të cilat është themeluar Partia Demokratike. Dhe sado të përpiqet Edi Rama dhe makinacionet e tij për të zhdukur debatin politik dhe për ta kthyer përplasjen tek Rama-Berisha, fakti është që shqiptarët meritojnë një debat të halleve dhe problemeve ku gjenden, të autorëve dhe përgjegjësve të tyre dhe te rrugëdalja që është pikërisht programi ynë politik. Që ne të përjashtojmë njerëz që kanë të njëjtin objektiv për t’u bashkuar dhe për të bërë betejë me ne, këtë nuk e bëjmë. Por që ka njërëz që automatikisht vetpërjashtohen, e para sepse nuk besojnë, janë dorëzuar që tani dhe në vend që të kenë mendjen që të bashkojnë forcat, vullnetet, programet për të larguar Edi Ramën, e kanë mendjen të vendosin shishen e qumështit kur të largohet Sali Berisha. Dhe së dyti, ky i fundit që vazhdon të trillojë e të mashtrojë demokratët, sepse është e qartë për të dhe për rrethin e tij të ngushtë që beteja duhet të vazdhojë për të, siç e do Edi Rama dhe jo për shqiptarët, sigurisht që ne nuk mund të mbyllim sytë përpara këtyre të vërtetave. Thënë shkurt, shkoqur dhe qartë: ka tre qasje sot në atë që demokratët apo Partia Demokratike, demokratët euroatlantik, është qasja jonë, Edi Rama mundet me program, me vizion, me rikthimin e besueshmërisë te një bashkim politik, te një forcë politike apo një koalicion forcash politike që jo vetëm denoncon korrupsionin, e paprecedentë në këto 34 vite, dështimet e njëpasnjëshme, skandalet, nuk ka skandal sot që nuk lidhet me emrin e Edi Ramën, ministrave dhe kryebashkiakëve të tij, por edhe me një ofertë thelbësore të cilën qytetarët tanë kërkojnë , ta pranojnë, ta bëjnë të vetën dhe të jenë të gatshëm të luftojnë për këtë alternativë. Pastaj është blloku tjetër, i dikujt që ka interesin e tij personal, ka marrë peng Partinë Demokratike dhe është një bllok oportunistësh që tjetër gjë thonin para 2 vitesh, tjetër gjë thonë dhe sot, se besojnë në biseda private, në biseda private edhe me anëtarë të medias dhe ndërkohë bëjnë hipokritin duke pretenduar se zgjidhja për të larguar Edi Ramën qenka Partia Demokratike me Sali Berishën kryetar. Diçka që ata vet nuk e besojnë dhe për të cilën as nuk punojnë vet. Vet punojnë siç u thash me idenë ta lëmë dhe 2025-ën të ikë dhe pastaj të shohim se çfarë bëhet për veten tonë, jo për demokratët, jo për shqiptarët. Ndaj në këtë mënyrë këto dy kategori e kanë përjashtuar veten e tyre, jo se i përjashtoj unë nga të qenit faktorë të besueshëm për të bashkuar shumicën e shqiptarëve jo thjesht për rotacion politik, por për ndryshuim politik.

Exit mobile version