Berisha: Gjermania nuk i pranoi Ramës këmbimin e Tahirit me Llallën si “peshk të madh”

Po kur flitet për arrestimin e Llallës?
Berisha: Përpjekja për të zëvendësuar Adriatik Llallën me Saimir Tahirin ishte përpjekje për t’ju hedhur hi syve. Për t’ju thënë që ja, këtë kemi peshkun e madh. Prit tani, përsëri tek njëanësia e drejtësisë. Pasi u bë kryeprokuror dhe kryegjykatës Rama mendoi se do të gjejë një tjetër për të zëvendësuar Tahirin, por këtë gjetjen nuk e hëngrën, nuk e pranuan. Adriatik Llalla mund të ketë të meta dhe problemet e veta, le ta gjykojë ligji por deri sot është prokurori që ka hequr më shumë imunitet dhe ka çuar në qeli edhe deputetë.
Ju e përmendni shpesh zotin Tahiri, madje keni realizuar edhe një video selfie në Kuvend për të treguar se çfarë ndodhte. Saimir Tahiri duket si i kapur në befasi, si ju lindi ideja?
Berisha: Ai ishte strukur dhe nuk e kapnin kamerat. Ai ishte strukur. Unë nuk bëra gjë tjetër veçse i tregova publikut se këta po nderonin vendimin e Komisionit Europian me Saimir Tahirin që kishte ardhur aty për të shpëtuar mandatin. Ishte nën llozhë, nuk e kapnin kamerat.
Mund edhe t’ju kenë gjykuar, ju kanë akuzuar për një veprim qesharak…
Berisha: Jo, ishte transparente nëse është transparente s’mund të jetë qesharake. Mua më pëlqen të bëj ndonjëherë edhe gazetarin
E ndoqët Tahirin tek Çani?
Berisha: E di që ai është kryesori i bandës së Habilajve, por më kryesor se ai është Edi Rama. Edi Rama është peng i Klement Balilit, është kryesor në bandën e Xibrakës, i vëllai i tij është anëtar kryesor i bandës së Xibrakës, Rama me anëtarët e bandës ka kilometra të tëra me telefonata. Sado që e akuzoj Tahirin, kryesor është Edi Rama. Populli duhet ta shihte që ishte në Kuvend.
Po video selfin e Tahirit e pe?
Berisha: Atë ia dha Rama, se janë të lidhur pazgjidhshmërisht me Ramën.

Exit mobile version