Berisha kundër nenit të dorëheqjes së Kryetarit në rast humbje

Zoti Berisha, Partia Demokratike mbajti para pak ditësh mbledhjen e Këshillit Kombëtar të saj, e para mbledhje në fakt në fund të mandatit. Fillimisht për kuriozitetin tim por edhe të të gjithëve, pse munguat në atë mbledhje? Pse nuk ishit i pranishëm?
Berisha: Sepse në statut më takonte të isha, statuti ka një nen që të gjithë ish-kryetarët janë. Por unë kam bërë një deklaratë dhe kam thënë se tërhiqem nga çdo funksion në PD përveç atij parlamentar. Atëherë në përputhje me këtë deklaratë nuk mund të shkoja në mbledhjen e këshillit kombëtar, thjesht dhe asnjë arsye tjetër
Ndërkohë PD-ja e zhvilloi këtë këshill, aprovoi ndryshimet statutore. Ju keni thënë që PD-ja ka nevojë për bashkimin e të gjitha kontributeve dhe afrimin e të rinjve a e realizojnë ndryshimet e fundit në statut këtë objektiv?
Berisha: Statuti problemin e ka pasur tek mosrespektimi i disa normave statutore. Këto shqetësime u trajtuan me grupe të ndryshme. Çështja e përzgjedhjes së kandidatëve të listave të deputetëve është pranuar 100% siç është paraqitur nga grupi i atyre që me të drejtë e vunë në diskutim çështjen e listës. Është marrë modeli i konservatorëve anglezë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, këtë e quaj hap pozitiv. Janë përcaktuar edhe norma të tjera statutore për sa i përket kandidimit për kryetar partie. Ka mbetur një çështje që është përsëri objekt kundërshtie, dorëheqja e kryetarit kur humbjet zgjedhjet. Unë nuk di ndonjë parti të qendrës së djathtë familjes së cilës i përkasim ta ketë në statut një gjë të tillë, jo se nuk është e nënkuptuar, por dorëheqjet lidhen me dy gjëra, kur ndodh një skandal apo kur humbasin zgjedhjet, por nuk ka kushtetutë e statut që thotë se kryetari jep dorëheqjen detyrimisht. Pra, ka një normë. Kryeministri ikën kur humbet votëbesimin, në PD kjo normë është vendosur tani, humbet kur humbet besimin e gjysmës së këshillit kombëtar.
Kjo teknikisht apo jo?
Berisha: Unë nuk e quaj të gabuar kërkesën për dorëheqje, por ama ka një problem po u shndërrua në qëllim në vetvete i jep partisë një drejtim fatal, pra rotacion të kryetarëve dhe mos shkuarje drejt fitores.
Por mund të jetë edhe rigjenerim?
Dorëheqja është e drejtë e individit. Shkarkimi është e drejtë e trupës e anëtarësisë.
A duhet Lulzim Basha ta japë dorëheqjen në një disfatë para elektoratit?
Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë skam asgjë në parim kundër, por nuk mund të pranoj kjo të vendoset në statut. Në statut u vendos, kryetari shkarkohet. Duhet të jenë të qarta se si shkarkohet kryetari. Duhet të ketë një garë të ndershme. Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD. Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese.

Exit mobile version