Berisha ka shitur 2025 e nuk po shiste Himarën!

Nga Ermal Peçi

Himara sot vendosi për herë të parë precedentin se si një tokë kaq e lakmuar nga ekstremiteti grek dhe nga bota ekonomike politike e Tiranës ju dorëzua një minoritari, i cili as nuk kishte jetuar në Himarë, por u importua nga Rama nga qarku i Gjirokastrës. Që ditën e parë e thashë, nuk ka rëndësi se kush fiton sepse marrëveshja e Ramës me Berishën kishte për qëllim të vendoste precedent që në Himarë mos të kandidonte asnjë shqiptar, por vetëm dy grekë. “Përrallat me mbretër “ që ngrejnë në piedestal Tavon, se ai është puritan dhe mbyllin sytë e veshët për qëndrinet e tija, të cilat çënojnë Shqipërinë për mua nuk pijnë ujë sepse realisht Rama dhe Berisha ishin në deal-et e tyre politikë e kush ka ngrënë nga çorba tyre do të duhet të mbajë regjistrin e tyre politik ose ndryshe në rrugë. Sot kur u zgjova e pashë rezultatin më erdhi keq për vendin tim, por edhe për ata demokratë, të cilët nga nostalgjia nga propaganda e Berishës jo vetëm enden rrugëve, por dhe mendojnë se ai betejen po e bën për ata dhe jo për veten. Në fakt në çdo bashki ku janë përsëritur zgjedhjet kandidatëve të opozitës ju është thelluar humbja, në Kukës, Rrogozhinë edhe Himarë, e të gjithë për çudi jashtë kamerave thonë; na shiti Berisha për të na treguar forcën sepse ai do ushtar të varfër për t’i manipuluar në luftën me regjimin. Burri i Shtetit që mendonte secili prej nesh po na del një i punësuar i Ramës në çdo drejtim. Sa nga halli i non gratës, sa nga halli i drejtësisë e sa nga halli për të mbajtur monopolin e opozitës po pranon çdo marrëveshje që ja dorëzon Rama në tavolinë duke shitur Shqipërinë, duke shitur demokratët e vetëm interesi i tij mos të preket. Nga marrëveshja tek Amnistia Penale, tek marrëveshje për Kodin Zgjedhor, e tashmë priten në shtator të ulen tek komisioni Anti-SPAK për ta sulmuar pafund institucionin e vetëm, të cilit shqiptarët i besojnë për drejtësi. Prandaj ajo çfarë ndodhi në Himarë, nuk është asgjë para asaj që do të ndodhë në 2025 sepse Berisha do presë sa më shumë kokë për të mbajtur pushtetin e vet politik sepse marrëveshje politike Rama-Berisha ka një deal, Rama gëzon pushtetin politik, Berisha merr pushtetin ekonomik edhe vret opozitën në çdo qelizë e në fund humbin shqiptarët dhe Shqipëria. Deri në 2025 është zgjedhja juaj për ta braktisur Berishën për të reflektuar apo edhe për të ndryshuar po nuk ishit peng të tij sepse që në momentin kur Berisha u shpall non grata është si ai ujku i vetmuar i plagosur që do të shyqej këdo që i afrohet edhe i cënon pushtetin e vet, zgjedhja ju përket juve!!

Exit mobile version