“Boll i morët në qafë demokratët”, ndjekësit masakrojnë Berishën në rrjete sociale: Rama fiton se ty s’të do populli, mashtrues dhe i pafytyrë

Sali Berisha është ‘masakruar’ me komente nga ndjekësit e tij në Facebook, pasi ish kryeministri bëri fajtor Edi Ramën pas rezultatit zhgënjyes të opozitës në zgjedhjet e djeshme në Himarë.

“Z.Berisha nuk patët turp kur shitët Shkodrën e Arben Brocit dhe Tropojën e Azem Hajdarit etj. Qenke indinjuar me humbjen në Himarë. Boll i morët në qafë demokratët e ndershëm që besojnë te Partia Demokratike…

Shkurt e saktë sa të jeni ju ish komunistat, ti dhe Likja PD është për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata demokratë që duan PD duan demokracinë dhe jo ish komunista ish spiuna…”, shkruan një nga ndjekësit.!

“Një herë thuaj të vërtetën. Edi Rama fiton sepse ty s’të do populli o i pafytyrë, o mashtrues ti cdo gjë e bëre të marrësh vulën për të mbrojtur familjen…”, shkruan një tjetër.

“Fredi Beleri duhet të ishte varur në mes të Tiranës dhe jo të kandidonte për kryetar bashkie. Turp të vijë ty dhe partisë tuaj që vendose të kandidosh me një spiun antishqiptar në trojet shqiptare. Shko qau te Mitsotaki dhe Vangjel Lesh-Dule tani sepse ne në Shqipëri nuk duam spiuna dhe tradhtarë që shesin vendin e tyre”, shkruan një tjetër ndjekës.

Kandidati i PS, Vangjel Tavo, ka fituar thellë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.

Exit mobile version