Berisha: Kalbësira po kundërmon, duhet hedhur!

Drejt Bashkimit Europian si eksportuesi numer nje i kanabisit ne bote!!
Te dashur miq, dje mediat franceze informuan publikun e tyre per rekordin me te ri dhe me te zi te Shqiperise si eksportues numer nje i kanabisit ne bote!
Ky rekord, veper e politikes se Edvin Kristaq Rames dhe Saimir Trafikut eshte nje damke e zeze e madhe dhe tejet kercenuese per Shqiperine ne nje kohe kur vendi ka nevoje vetem per rekorde te mira per çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ky rekord eshte nje thirrje tjeter per çdo shqiptar, qe konsideron integrimin ne Bashkimin Europian te Shqiperise si te ardhmen me re mire te tij, te ngrihemi per te hedhur sa me pare kalbesiren politike qe kundermon sot ne Shqiperi dhe ne bote!
Ketu me poshte keni shkrimin e plote. sb
“Emisioni francez / Shqipëria plazhe parajse dhe eksportuesja më e madhe e kanabisit në botë
Disa herë në mbrëmjen e djeshme një nga emisionet më të njohura franceze në TV M6 e ka cilësuar shqipërinë si vendin më të madh të prodhimit të kanabisit në botë. Në dokumentarin e “Enquete Exslusive” të drejtuar nga prezantuesi Bernard de la Villardiere, krahas plazheve magjepsëse të jugut, shtimit të turistëve, gjakmarrjes dhe dasmës së çiftit Leka Zogu Elia Zaharia, i është kushtuar edhe një vend i veçantë prodhimit e trafikut të narkotikëve.

Gazetarët francezë në dokumentarin e transmetuar të dielën në orën 24:25 duket se xhirimet i kishin bërë mbi një vit më parë kur Saimir Tahiri ishte ende ministër. Pra, kur ishte koha që qeveria e tij dhe e Ramës i quante kazan, të gjithë ata që flisnin për boom-in e kanabisit në vend.
Enquete exclusive – Plages de reve, business et vendetta: la face de l’Albanie
Ashtu sikurse pritej dokumentari ishte instaluar edhe në zyrën e ish ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme. Dhe ata e pyesin shprehimish: ka shumë akuza që ju lidhin ju direkt me trafikantët…
Përgjigjja e Tahirit: Unë do shqetësohesha po të mos ishte kështu….mua më kanë akuzuar edhe se i kam vënë vetë bombë familjes sime….Kjo tregon se ne po e luftojmë krimin.
Në fakt u desh edhe disa kohë që e vërteta të dilte në shesh për të gjithë shqiptarët. Por interesante është se në dokumentarin francez të “Enquete Exslusive”, pavarësisht se kanë takuar autoritetet vendase, pavarësisht se kanë marrë pjesë në aksionet e policisë, kolegët francezë kanë arritur në përfundimin se në Shqipëri po bëhej nami me kanabis, njësoj si mediat vendase që në atë kohë Rama filloi ti quante ‘kazan’ që nxin imazhin e vendit.
©Lapsi.al”

31698887 998790873615153 1441154797041352704 n

Exit mobile version