Berisha: Kjo klikë nuk ikën pa revolucion

– Do doja ta nisja me vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit. Ajo që ishte një investim strategjik në kohën tuaj duket se ka hasur një problem sa i përket kostos së mirëmbajtjes. A menduat këtë fakt kur e ndërtuat rrugën?
Unë e mendova këtë fakt kur e ndërtuam rrugën, e quajta “Rruga e Kombit” dhe ajo e tillë është. Në këtë kontekst, ajo krahas misionit transport ka dhe misionin kombëtar dhe unë besoj se ajo e ka përmbushur dhe po e përmbush këtë mision më shumë se çdo gjë tjetër në të dy vendet tona. Në këtë kontekst, një taksë e tillë mbi “Rrugën e Kombit” është një akt apatrid i turpshëm i Edvin Kristaq Ramës, i cili detyron kosovarët dhe shqiptarët e Kosovës të presin biletë për të hyrë në atë rrugë, në vendin që ata për shekuj e kanë thirrur ‘vendi amë’. Theksoj këtu se, këtu 2-3 vitet e fundit është konstatuar se të ardhurat që Shqipëria fiton nga “Rruga e Kombit”, të ardhurat që shoqëria kosovare, shqiptarët e Kosovës sjellin në Shqipëri me vizitat, tregtinë etj, kalojnë mbi 300 mln euro. Duhet të kemi një gjë parasysh. Një mik i imi më thoshte një ditë se ka një dallim të qartë midis shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë në raport me fundjavën. Shqiptarët në Kosovë janë tashmë prej dekadash të mësuar me ueekendin dhe sistemi kreditit të vogël atje vazhdon funksionon që nga kohërat e Marshallit dhe ata bëjnë çdo gjë që fundjavën ta organizojnë ndryshe nga java, dhe ndryshe për ta është ardhja në në Shqipëri, në Tiranë, në Durrës apo në brigje e kudo. Pra, në këtë kontekst do të thoja që është një akt i turpshëm i Ramës, jo i vetëm. Shqiptarët kanë të bëjnë me një demagog që ka një llogore nga mëngjesi deri në darkë dhe që thotë çdo gjë, herë paraqitet si patriot e herë si kosmopolit, por në thelb dhe në shpirt ai ska asgjë me patriotin dhe patriotizmin.

– Ju thoni 300 milionë euro në vit krijon rruga, por një kompani konsulence greke Egnatia Odos, ka nxjerrë një raport ku propozon pagesën për mirëmbajtjen e rrugës. Pra, rruga nuk mund të mirëmbahet me taksat që burojnë nga kjo rritje qarkullimi…
Së pari, ne kishim 7 lekë taksën e qarkullimit, ndërsa Rama e çoi në 27 lekë taksën. 300 lekë të vjetra pra. 300 lekë të vjetra taksë qarkullimi janë të stërmjaftueshme për të mirëmbajtur rrugën dhe për të përfunduar pjesët e tjera. Vetëm me taksën e qarkullimit Rama inkason në arkën e shtetit 120 mln euro. Sigurisht që ka nevojë për mirëmbajtje, sigurisht që mund ti jepej një kompanie private, nëse DPRR nuk e mirëmbante dot, po kjo i jepej kundrejt subvencionit, apo shumës që garantohet çdo vit nga taksa e qarkullimit dhe jo nga kjo taksë që ka vënë ky. Unë e di se ne e bëmë studimin dhe unë u tërhoqa, pasi pati një presion nga BB dhe institucionet botërore. Qëllimi i studimit ishte të shihnim se cila ishte fatura që duhet të paguante qeveria, por taksë për qytetarët që lëviznin në atë rrugë nuk do vendosej kurrë. Më shkruante një qytetar nga Zvicra e më thoshte se, kjo që ka bërë Rama, me 10 euro vatje-ardhje taksë, për qytetarin e Kosovës do të thotë 4.56 përqind të rrogës mujore në një rrugë, në një kohë kur zvicerianit, i cili paguan 40 franga, këto janë as 0.5% e pagës së tij mujore. Pra, Rama i ka vendosur një çmim rrugës 8 herë më të lartë se sa Konfederata Helvetike që ka qytetarët më zengjinë të planetit.
– A duhet të ishte konsultuar kjo taksë me autoritetet e Kosovës?
Kjo detyrimisht duhet të ishte konsultuar me qytetarët e Kosovës. Kjo taksë nuk mund të vendosej kurrë pa një dakortësi me autoritetet e Kosovës.

Nuk ka nevojë të bësh hipokritin e të shkosh atje e të thuash të zgjedhim një President të përbashkët etj, por të lësh rrugën të përbashkët, për këtë ka nevojë Kosova, sepse kjo është mënyra më e mirë jo vetëm për të afruar Kosovën me detin, por dhe për të bashkuar shqiptarët në të dy anët e kufirit, të cilët kanë trashëguar me qindra e mijëra dasi me njëri-tjetrin krahas bashkimeve.
– Meqë jemi në këtë pikë, janë rikthyer akuzat për shpërdorime gjithandej gjatë ndërtimit të “Rrugës së Kombit”. Si mund të argumentohet që kostoja e saj arriti mbi 1 miliard euro?
“Rruga e Kombit” ka kushtuar, mundet 1.2 miliardë euro, por të them se është me 12 km tunel, në zonën më të vështirë gjeografike shkëmbore që mund të ndërtohej, i bie pra 12 mln euro për km. A mund të më thuash pak sa është çmimi i koncesionit të autostradës Ura e Limuthit – Thumanë e Edi Ramës? Eshtë 12 mln euro, pa asnjë km tiunel, e tëra fushë në një kohë që një autostradë të tillë në fushë Lushnjë-Fier e kemi ndërtuar me 2.5 mln euro. Pra, ata të cilët përmendin çmimin e saj, në atë kohë dhe në një terren shumë më të favorshëm, Kroacia ndërtonte 13 mln euro kilometrin. Janë trillime të paskrupullta ato që thonë se janë paguar para që sjanë ndërtuar. Përkundrazi, shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për kompanitë shqiptare që ndërtuan segmentin Kukës – Morinë, të cilat e kanë ndërtuar atë absolutisht me çmimet më të ulta dhe në kohë rekord. Nuk është e vërtetë që kanë marrë paratë e urave dhe i kanë lënë pa ndërtuar ato. Këto të shkojnë ti gjejnë ata që i thonë këto. Paratë do lëvroheshin sipas situacioneve. Ata ndërtuan urën e njërës anë, ura tjetër mbetej për t’u ndërtuar.

– Si do të ndikojë kjo masë në bilancin katastrofal tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës? A do të orientohet më shumë Kosova drejt shkëmbimeve tregtare me Serbinë?
Unë mendoj se kjo dëmton në palcë tregtinë midis dy vendeve, e sigurtë është që shumë tregtarë nga Kosova do kërkojnë rrugë të tjera që nuk gjobiten në mënyrë të tillë siç gjobiten në “Rrugën e Kombit”.
– Ndërkohë që politikisht Kosova dhe Serbia duket se kanë hyrë në një pikë të vdekur. Takimi mes Thaçit dhe Vuçiç rezultoi një dështim i plotë. Ndërsa Marko Gjuriç u akuzua të nesërmen e dështimit të këtij takimi. Si e analizoni situatën aty?
Personalisht unë jam për dialogun, por absolutisht unë nuk besoj në takimet e fshehta jo transparente..
– Po thoni që ka patur një të tillë?
Çdo takim i tillë… të cilat ndodhin, janë një praktikë e gjerë jo vetëm shqiptare, por unë nuk besoj në to. Unë i besoj diplomacisë së hapur në të cilën qytetarët informohen për çdo hap që bëhet dhe në këtë kontekst konstatoj se vetë presidenti Vuçiç ka bërë gjithçka për forcimin e fibrës nacionaliste në Kosovë. Lista serbe, një marionetë e Vuçiçit në Kosovë nuk u shërben aspak interesave të serbëve të Kosovës, por strikt interesave të Beogradit dhe Vuçiçit në Kosovë. Së dyti, qëndrimet e Ramës, e kam thënë dhe e them që jam absolutisht pro për takime bilaterale etj., por me kushtin e vetëm që Shqipëria ka zero rol në përfaqësimin e Kosovës. Kosova përfaqësohet nga autoritetet e saj sot kudo në botë, dhe aq më tepër me Beogradin kjo është dhe më e domosdoshme.

– Pra ju geni kundër qëndrimeve paternaliste?
Jam totalisht kundër, dhe këto qëndrime që të gjitha pa përjashtim ndihmojnë Beogradin. Këro qëndrime pjestojnë faktorin shqiptar dhe ndihmojnë Beogradin dhe janë në shumë aspekte të dëmshme dhe aspak të dobishme. Beogradi duhet ta di mirë se çështjet duhet ti zgjidhë me autoritetet e Kosovës dhe nuk mund të marrë për dëshmitar të qëndrimeve të tij njeriun që ka vendosur në gjoksin e Bregoviçit, famziut të hymneve të masakrave të shqiptarëve të serbomëdhenjve. Gjuriç duhet të ishte shkarkuar në vend dje nga presidenti Serbisë, nëse ai nuk ishte futur ilegalisht në Kosovë me porosinë e Vuçiç. Ndaj asgjë s’duhet kërkuar askund tjetër veçse tek presidenca serbe. Serbia është republikë parlamentare, por kryeministër që të çojë kokat aty nuk ekziston përveç Vuçiç.
– A duhet ta votojë Parlamenti i Kosovës krijimin e asosacionit të komunave serbe, të etiketuar Zajednica për të cilin Vuçiç ngriti zërin në Bruksel?
Parlamenti i Kosovës dyhet të zbatojë marrëveshjet dhe Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Me sa di unë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të pajtueshëm kuadrin me Kushtetutën dhe unë mendoj që këtë vendim ata duhet të procedojnë. Pacta sun servanta, pra paktet duhet të respektohen.
– Çfarë mendoni për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi? A duhet të pranonte Kosova të humbiste 8200 hektarë?
Faktikisht unë jam nga ata që nuk e besojnë këtë humbje. Sepse ka një deklaratë të DASH, në të cilën thuhet se Kosova nuk humbet asnjë metër katror në kufirin që ka patur krahina autonome e Kosovës, ku ajo ka qenë element konstituiv i Federatës dhe Republikës së Serbisë.

Nuk besoj se DASH do të bënte 8000 hektarë dhuratë Malit të Zi në kurriz të Kosovës. Problemi qëndron se, kufijtë Shqipëria i ka në territore të veta, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do i njohim këto kufinj.
– Një situatë koncesionesh për hir të integrimit po shfaqet edhe në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Përveç lëshimeve të tjera, pakti detar duket si kulmi i këtij raporti që jemi territor për të marrë integrim. Sa ngjan kjo marrëveshje sot me atë që bëtë ju përpara 9 vitesh?
Absolutisht jo. Ju garantoj ju dhe çdo shqiptar se pala greke nuk ka paraqitur asnjë kusht, zero kushte ndaj palës shqiptare për atë marrëveshje apo për çdo hap tjetër. Marrëdhëniet e qeverisë së PD me Greqinë gjatë qeverisjes së Papandreut kanë qenë të ngrira për shkak të raporteve të mia personale me të. Ai erdhi këtu dhe në ‘97 më thotë se do ikësh tani. Po pse do iki, e pyes. Se je në moshë tani më thotë. Dhe unë ja ktheva ashtu siç meritonte se burrë më të mençur në Ballkan se baba yt nuk ka, sepse ka thënë se Zoti mos e lëntë Greqinë në duart e tua. Ai ishte inatçor kurse unë jo, unë isha që të zhvilloja dialog me të, por sapo u ndërrua qeveria Karamanlis, i cili është një mik, filluam të zëmë kohën e humbur në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ti afrontojmë ato. Një nga këto ishte çështja e kufirit detar. Nuk ka kufi detar të përcaktuar midis dy vendeve. Ka vetëm një paragraf më pak se dy rreshta në protokollin e Firenzes, por kufiri detar është për t’u përcaktuar. U bë një punë dyvjeçare tërësore. Ne zgjodhëm metodën e barazlargësisë, e cila është zbatuar në mënyrën më korrekte kjo metodë. Ka një ekspertizë ndërkombëtare për këtë. Kur ti bën një ndarje normale është që të kërkosh të marrësh maksimalen, por maksimalen nuk e merr kurrë pa patur përpara një palë që kapitullon.

Atëherë në këtë dialog do përpiqesh të marrësh optimalen. Pra u zbatuar parimi i barazlargësisë. Në 80 apo 90 nene të Gj. K. nuk ekziston asgjë nen i vetëm që të faktojë që Shqipëria ka humbur 1 metër katror, me matje jo me deklarata politike. Problemi është që ajo marrëveshje u rrëzua për interesa të një pale të tretë. PS u bë vetëm masha e atyre interesave. Pala greke siç u kërkoi këtyre na e kërkoi dhe ne që ta rinegocionim. Ne i thamë jo, sepse marrëveshja që arritëm dështoi, dhe një nga kushtet kur nuk rinegocion, por shkon në gjykatë është kur marrëveshja dështon.
Ne duhet të shkonim në Gjykatë Ndërkombëtare. Pala greke hezitoi në fillim, por pastaj e pa që nuk kishte rrugë tjetër dhe e pranoi plotësisht. Atëherë, le të ishte Gjykata Ndërkombëtare ajo që do vendosë se cili do jetë vija e kufirit midis dy vendeve. Çfarë po ndodh tani. Përveç spiunit, u përzunë dy diplomatë rusë, por Muçollarin nuk ja dhanë me vete. Ata u përzunë …
– Po thoni që Muçollari është spiun i rusëve?
Po them që është spiun i fuqive jo të NATO-s.
– Si ka mundësi që ky spiun ka një çertifikatë sigurie që njihet nga NATO?
Me as siguri sa nuk i jepnin çertifikatën e sigurisë Visho Ajazit, Drejtorit të SHISH nuk i jepnin çertifikatën. Muçollari është larguar nga shërbimi ushtarak për këto arsye dhe jo vetëm në vitet 10-11, por dhe në 2004, për të njëjtat probleme. Pra ky njeri, peng i njëqind problemeve zgjidhet për të përcaktuar kufirin. Dhe na doli që Greqia do të kalojë nga 6 milje…
Greqia i ka me ligj 6 miljet. Në vitin ‘94 apo ‘95 Parlamenti grek vendosi që të autorizojë qeverinë që me ligj mund të kalojë mbi 6 milje, por në marrëveshjen me Italinë, Greqia ka firmosur për 6 milje. Turqia ths se po e bëri këtë Parlamenti të mblidhet që të nesërmen e ti shpallë luftë Greqisë, për shkak të 3000 ishujve që ka Greqia nuk mbetet më det as Mesdhe e as Egje, nëse ndodh kjo. Dhe tani çfarë bëri Rama?

Pasi i prishi marrëdhëniet në një shkallë që nuk kishin qenë kurrë, ju kujtohet besoj kur nga shkallët e Kryeministrisë me Vuçiç në krah i çonte mesazhe të egra Tsiprasit, ndërmorrën grekët kundër mësymjen e tyre dhe jo që ky si futi dot nën tavolinë, por e kundërta ndodhi. Në kundërshtim me Kushtetutën, me vendimet e Gj. K. arriti në një kohë dy-tre mujore Marrëveshjen e Detit dhe marrëveshje të tjera.
– Ju thoni që e ka arritur marrëveshjen?
Absolutisht unë them atë që ka thënë vetë Rama, atë që kanë thënë autoritetet greke, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë shumë më transparente me njerëzit e tyre se sa këta. Pra këtë marrëveshje e stisi kryespiuni për interesa të të tjerëve. Vetëm fakti i kalimit të Greqisë në 12 milje, gjë që smund të ndodhë se ajo është në negocim, pasi kufiri nuk është i përcaktuar. Se një akt i tillë është sfidant dhe i jep dhe Shqipërisë të drejtën të marrë vendime unilaterale pastaj dhe çon drejt konfliktit. Por përkundrazi, pala shqiptare ra dakort që Greqia të kalojë në 12 milje. Kalimi i Greqisë nga 6 në 12 milje bën që Shqipëria të humbasë minimumi 1700 deri në 2100 km katror det, sepse i futën Ramës dy këmbët në një këpucë. Asnjë të drejtë nuk ka qeveria greke që të bllokojë procesin e integrimit. Sepse ne e kemi dërguar në gjykatë, dhe të gjitha vendet e tjera anëtare di ti thonin se ajo është një shtet demokratik, anëtar i BE, që ka pranuar dhe deklaruar se pranon vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB ndaj nuk mund ta bllokojë Shqipërinë, kur ajo ka pranuar zgjidhjen e Gjykatës.

Kështuqë çështja e kufirit detar me Greqinë, jo nuk bëhej një mollë sherri, por përkundrazi skontohej krejtësisht nga axhenda. Por këta gënjejnë. Lexoja një ditë kushtet që deklaronte Rama nëpërmjet Ditziut të tij se kur shkohet në Gjykatë. Kishte rënë brenda me të dy këmbët. Të treja kushtet që citonte ishin që të treja të plotësuara në Gjykatë.
– Lexova reagimin tuaj për autorizimin që Presidenti i Republikes për nisjen (apo përmbylljen) e negociatave siç e quani ju procesin, te cilin duket se e bëri pasi futi në grupim një përfaqësues të tij, zotin Ksenofon Krisafi. Megjithatë duket sikur e mbrojtët presidentin duke thënë se e kanë gënjyer. Mendoni se është kaq e thjeshtë kjo?
Për definición presidenti nuk mund të bllokojë autorizimin. Presidenti ka të drejtë të kërkojë plotësimin e kushteve, por smund të themi se pas plotësimit të kushteve ta bllokojë më pas. Jo, nuk është vendosur kjo praktikë fatmirësisht dhe është respektuar fryma e Kushtetutës. Në këtë drejtim absolutisht e kanë gënjyer, se president që të firmosë për spiunin në ekip nuk mund të ketë. Ai duhet të vinte aty si kusht që ky njëri në ekip nuk mund të jetë. Ka kërkuar dokumenta ai dhe nuk i kanë çuar asgjë ose i kanë çuar dosje të cilat e nxjerrin atë një patriot të tipit Edi Rama, çka do të thotë që komisioni parlamentar duhet të ndërmarrë hetimi të plota rreth të gjithë ekipit të përbërë të firmosur nga Bushati dhe Rama.
– Eshtë ndryshe politika e jashtme që duket se bën Rama. Si e gjykoni politikën e sotme rajonale të Shqipërisë? Raporti me Vuçiç që duket mbështetet nga Merkel, a mendoni që BE është duke ndjekur një praktikë stabilokracie në Ballkan?
Unë besoj se stabiliteti gjithmonë vlerësohet. Besoj se BE është i interesuar për stabilitetin, por ndërkohë është i interesuar dhe për standardet.

Se kush predominon kjo është për t’u diskutuar. Po marr rastin e Shqipërisë. Opozita është shprehur publikisht që ne mbështesim hapjen e negociatave dhe se opozita nuk do bëj një raport siç ka ndodhur, të veçantë, për t’iu çuar vendeve anëtare se cila është situata e vërtetë. Opozita ka përshtatur qëndrimin që kushtet nuk janë plotësuar, por negociatat duhet të hapen si rruga e vetme për të mbikëqyrur progresin e këtij vendi.
– Po ju e mbështesni këtë tezë?
E mbështes plotësisht, sepse nëse edhe kësaj here nuk do hapeshin negociatat, Shqipëria do mbetej jashtëzakonisht e ndëshkuar.
-Zoti Rama deklaroi në vizitën e fundit në Bruksel se Serbia nuk do integrohet përpara Shqipërisë dhe se refuzimi i BE rrezikon ta ekspozojë Shqipërinë tek Rusia. Sa realiste është kjo tezë?
Sigurisht që rreziku rus është një rrezik real për Ballkanin, por më pak se kudo është në Shqipëri. Mos harro trashëgiminë e Ramës në raport me Rusinë. Ramiz Alia, e ndjera bashkëshorte e tij dhe Kristaq Rama që të tre kanë qënë celulë e KGB në Shqipëri. E vërteta kjo është, e them me siguri. Mund të thoja për Nexhmijen, por nuk e them. Ajo ka qënë agjente e Mugoshës, kurse këta kanë qënë agkentë të KGB. Kjo në atë kohë ka qënë fare e njohur, plus dhe të dhëna të tjera. Kështuqë në këtë kontekst nuk mund të them se i ka lënë kodin Edi Ramës, por predispozita është e madhe, që PS dhe lidershipi i saj të jetë kontigjent i ndikimit rus në Shqipëri. Ka dhe të dhëna të tjera paraprake, të cilat janë në shqyrtim e sipër.

– Përtej kësaj qeveria Rama ka firmosur shpalljen non grata të dy zyrtarëve rus të lartë, duke u rreshtuar kështu qartazi në krah të vendeve anëtare të NATO-s që kanë marrë këtë nismë kundër Rusisë..
Duhet të përshëndes Aleancën e Atlantikut të Veriut për solidaritetin që tregoi ndaj qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Akti i Moskës është një atak shumë i rëndë në sovranitetin e MB, njërit prej vendeve më kryesore të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe botës perendimore. Në këtë kontekst, siç jam informuar, ka qenë një sugjerim i NATO-s dhe në këtë rast qeveria shqiptare fillimisht sipas mediave ka refuzuar të zbatojë këtë direktivë, por që pastaj është pajtuar dhe ka marrë vendimin e drejtë. Këtë e thanë mediat dje, unë nuk kam informacion personal.
– Aktin në vetvete si e gjykoni?
Akti është në kuadrin e një qëndrimi në një anë solidariteti ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe ndëshkimor ndaj Moskës, e cila i ka lejuar vetes një akt kriminal të përmasave terroriste ndërkombëtare. Dhe në këtë kontekst është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kremlini të marrë mesazhin e duhur nga mbarë vendet e lira, se akte të tilla të paimagjinueshme nuk mund të bëhen. Edhe veprime apo përshkallëzime të tjera mendoj se janë plotësisht të justifikueshme.
– Meqë jemi te çështja ruse, PD është nën akuzë për financime ruse gjatë fushatës elektorale. Duket sikur një kompani me dy pronarë rus, Binniata, e ka ndihmuar zotin Basha të lobojë në SHBA dhe ka bërë pagesa në emër të PD. A keni një koment për këtë çështje?
Komenti im është ky. Fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje të tjera. Por qëndrojmë këtu.

Ajo që mund të them unë për këtë pyetje është se u them shqiptarëve me përgjegjësi të plotë se PD nuk ka patur asnjë kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka marrë asnjë qindrakë nga rusët. Dhe së fundi, PD nuk ka patur asnjë kontakt me rus biznesmenë apo të çfarëdo lloji tjetër. Kjo është e vërteta. Tjetra është një zhurmë me të cilën Edi Rama kërkoi të mbulonte 613 kg kokainë të ardhur tek klani e shumë gjëra të tjera. Kush i fryn fushatës pro ruse? Eshtë Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen thotë se këto mi nxit Putin. Nga i di unë këto? Po jua tregoj. Eshtë një deputet gjerman që quhet Flickenstein. Kam patur muhabet me të dhe prap ruaj një lloj respekti. Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros është e habitshme se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët që të bëj deklarata të tilla. Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje por mos e dëgjo. Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtyn rusët. Pra çfarë kuptova unë me këtë. Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për të mbuluar veprimtaritë e tij antidemokratike që ai zhvillon në vendet ish komuniste.

– Përtej stisjes sorosiane do të ketë një hetim federal për këtë…dhe nëse ky hetim nxjerr të kundërtën a duhet zoti Basha të shikojë pozicionin e tij në parti?
Hetimi federal është gjëja më e mirë. Edhe një herë them se PD nuk ka marrë asnjë qindarkë, rubël apo dollarë nga rusët kurrë.
– I keni informacione personale këto?
Këto derisa i them ata që duan të besojnë, t’i besojnë.
Nuk ka patur asnjë kontakt me asnjë rus. Nuk ka kontratë me asnjë kompani ruse.
– As me kompani me aksionerë rusë?
Asnjë kompani ruse. PD nuk ka kontratë me asnjë kompani ruse. Unë kaq po them tani. Më vonë mund të dalin të dhëna të tjera të cilat do faktojnë të gjitha këtë fushatë të stisur nga Rama për të shpëtuar veten, që në të vërtetë e në thelb është kontigjent kryesor i politikës ruse në Shqipëri dhe rajon.
– A duhet të dalë zoti Basha të bëj një sqarim zyrtar për t’u distancuar nga këto akuza që janë publikuar në mediat më prestigjioze, të cilat sigurisht e afektojnë Shqipërinë?
Problemi është se Mother Jones është një gazetë e financuar nga Soros, e cila mendoj unë se duhet hedhur në gjyq. Duhet konsultuar me juristë të shquar amerikanë dhe në rast se rezulton se mund të paditet për shpifje, ajo meriton të shkojë në gjykatë. Byroja federale dhe prokuroria të bëjnë hetimet më të thelluara dhe do dalë prap se PD nuk ka marrë asnjë qindarke nga kompani ruse, do dalë se PD nuk ka patur asnjë kontratë apo kontakt me kompani ruse dhe shërbimet e tyre. Se çfarë mund të jetë thurrur ato pastaj hetimi do i sqarojë dhe PD është e interesuar për hetimin.

– Thoni që kjo zhurmë që është krijuar për çështjen e lobimit rus bëhët me qëllim për të shmangur debatin nga droga, por a nuk është kjo qeveri që po i kap ngarkesat me drogë? Pra, një qeveri që e sjell drogën dhe e kap vetë nuk bën sens..
Në mënyrë absolutedroga nuk është kapur nga policia apo doganat dhe ky është mashtrimi më i madh që i është bërë shqiptarëve. Kjo do të thotë që policia dhe dogana bënë gjithçka që droga të mos kapej. Kjo do të thotë se droga u kap nga përfaqësuesi i kompanisë private amerikane Rapiskan, e kontraktuar nga qëveria e mëparëshme. Kontrata e parë që anulloi Rama ishte ajo me Rapiskan, një kontratë e cila ishte e votuar në parlament dhe që ishte marrë për dy qëllime; armët dhe droga. kur e panë që mudn të gjobiteshin jo më pak se 300 mln euro për anullimin e kontratës sepse kontrata ishte votuar në parlament dhe e bllokonte Briseida. Brisi dilte mbi Parlamentin. Ky akt do i kushtonte Shqipërisë 300 mln dollarë gjobë. Kontraktuan zonjën Blair me 600 mijë euro për të mbrojtur Shqipërinë dhe ajo u tha lejojini të vijnë se rrugë nuk ka, jeni të humbur, se çdo gjë është konform ligjeve.
– Droga u kap ama..
Nga kush u kap? Droga u kap vetëm nga skaneri, i cili, Rapiskan nuk është kompani e doganës shqiptare.
– Pra po thoni që nuk ka patur operacion të koordinuar ndërkombëtar?
Marina kolumbiane dhe Ministria e Mbrojtjes së Kolumbisë kanë deklaruar zyrtarisht dy ditë me radhë se i kishin dërguar autoriteteve shqiptare të gjithë informacionin mbi konteinerin famoz. Droga u kap nga ora tre ose katër e mëngjesit. Ndodhi që Fatmir Xhafa nga Durrësi njoftoi se droga u kap nga policia shqiptare-doganat dhe partneritnerët ndërkombëtar.

Rama nuk foli deri mbasdite. Mbasdite doli dhe përgënjeshtroi ministrin e tij. Tha se nuk ishte kapur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar por vetëm nga ne. Jo vetëm që e përgënjeshtroi por i nxorri kartonin e kuq: ose do bësh deklaratën që bëra unë ose do largohesh nga ministër dhe Agroni yt, brenda një jave do përfundojë në Itali ku është i dënuar 8 vjet e 4 muaj burg nga gjykata supreme e Italisë.
– Ka patur presion nga Rama për të ndryshuar deklaratën?
Ultimatum jo presion. Xhafa u largua me zotimin se nuk e bën kurrë atë deklaratë. Pas tij, siç thonë, don Agaçio, mik familje me Xhafën, e bindi Xhafën dhe ja hoqi sedrën dhe i tha mos harro se Goni yt mund të bëhet i penduar dhe mund të dalin dhe gjëra të tjera dhe Xhafa lëpiu atë që kishte thënë në mëngjes. Cfarë ndodhi? Si është historia? Historia është kjo. Ajo që dihet 100% deri tani është se anija ka ndenjtur dy ditë në ujë pa u shkarkuar, u shkarkua me datën 19.
Pasi kishin marrë njoftimin nga Italia dhe Kolumbia, tashmë e dinin që floriri ishte aty, 180 milione euro ishin në konteiner. Atëherë duhet ta bënin të paqënë. Bënë shkresën që nga kalata 4 të gjithë konteinerët e shkarkuar atë ditë aty të kalojnë në kalatën 3, që është diku më tutje, larg, sepse atje mund të operohej më kollaj. Qirici, që ishte njëri i afërt me qeveritarët, refuzoi, sepse ai e kuptoi që kjo do mbante erë sepse ishte një operacion ndërkombëtar ky, ndaj dhe refuzoi të firmoste shkresën. Qirici u shlarkua në vend sapo refuzoi shkresën. Kush erdhi? Konfidenti krysor i Gjushit, për të cilin gosipi i Durrësit thotë se së bashku me Ardian Celën janë pagatorët e kaparit. Pra, u gjet njëriu. Mirëpo pse nuk i çuan? Sepse Qirici kishte marrë shkresën vetë. U zhduk Qirici, kërkohej e sdilte. Kjo ishte një dëshmi e tmerrshme e tij dhe e ndërprenë atë dhe nuk e dërguan konteinerin, nuk thanë asgjë dhe bënë përpjekje se si të mund të dilte në dritë jeshile. Por drita ndizet nga sistemi atje. Edhe në momentin kur e ka zbuluar Rapiskan, sipas një burimi dixhital, përfaqësues të doganave i kanë thënë ‘lëre të kalojë’, ndërsa ai i ka thënë jo. Atij fillimisht në ekran i ka dalë diçka flu, kur e ka përpunuar imazhin ka parë pakot e veçanta dhe ka thënë që nuk e lë të kalojë. Aty punon një ekip prej tre katër vetash dhe, kur kanë parë këtë, i kanë thënë të shkonte e ti thoshte drejtorit se cfarë kishin gjetur.

Ky është pra zbulimi i policisë dhe doganës. Zbulimi është krejtësisht i Rapiskan dhe i duhet të jemi mirënjohës atij ekipi që është ndodhur aty, i pakompromentuar, i përgjegjshëm në detyrë, që shpëtoi futjen e një paraje dhe helmi të tillë në Shqipëri, më i madhi që dihet deri sot.
– Menjëherë pas këtij operacioni, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një vizitë mjaft intensive ne SHBA me nivele mjaft të larta, duke kërkuar praninë e një agjenti të përhershëm të FBI në Tiranë. A tregon kjo se SHBA-të kanë një raport besimi me ministrin aktual të brendshëm?
Po të shkosh disa muaj përpara ke Ramën që thotë se në Shqipëri janë vendosur 80 e ca agjentë të FBI. Tani del se dhe për të sjellë një të vetëm duhet të shkojnë zyrtarisht dhe të bëhen procedurat. Para se të komentoj këtë vizitën e Xhafës do të kërkoja nga shqiptarët të rikujtojnë pak deklaratën e parë të ambasadës amerikanë për drogën. Përgëzuan policinë por ‘kapja e kësaj sasie do të thotë se trafiqet janë shtuar’ shkruhej në të. Atëherë Xhafa pra shkoi atje për të dyja. Shkoi sepse padiskutim SHBA janë të angazhuara në luftën kundër drogës. Nëse ke dëgjuar, presidenti Trump ka ndërmënd të forcojë ligjet shumë për trafikun e drogës, ti çojë në penalitete shumë të rënda. Dhe Xhafa shkoi njëkohësisht për të marrë mesazhin…
Xhafa siç e ke parë dha një intervistë. Në intervistë Xhafa doli siç ishte.

Përveçse pohoi publikisht lidhjet e shtetit, pyetjes specifike nëse qëndrojnë grupe politike pas kësaj ngarkese, që këtë e di çdo njëri që kurrë kjo nuk niset pa një garanci politike, Xhafa i ra anash. Por gazetari iu rikthye pyetjes për së dyti. Në dijeninë time jo tha Xhafa, po e heton Prokuroria, çka do të thotë se ka lidhje politike. Pra ky është problemi i drogës. Përsa i përket letrës që i dërgoi prokurorisë ai mendoi se mund të lajë fytyrën me të. Po s’lan dot asgjë Xhafa, sepse këto që po i them i kam thënë dhjetëra herë, do ti them dhe në parlament, do ti them kudo. Xhafa po të dojë le të shkojë atje e të thotë pse ndryshoi deklaratën. Cfarë implikimi ka Xhafa që ndryshoi deklaratën, kush e detyroi ta ndryshonte? Xhafa vetëm me këtë ka rrezik që del bashkëpunëtor në këtë krim të madh.
– A ka një dualizëm qëndrimesh mes jush dhe zotit Basha. Kur ndërsa ju akuzoni direkt vëllain e kryministrit Olsi Rama si porositës të drogës, zoti Basha ia faturon këtë vëllait të ministrit të Brendshëm, përkatësisht Agron Xhafajt.
Ka patur tre dyshime. Në fillim thanë është e Agron Xhafës. Pastaj thanë se mund të kishte lidhje me djemtë e Spartak Brahos dhe klani tretë ishte Gaz Demi. E vërteta është që nuk ishte as ky as djemtë e Brahos. Gaz Demi të jesh i sigurt që jo të bëhet garant për 600 kg, por as 5 kg nuk i çon kush për Gaz Demin kurrë, se nuk ka pushtetin. Pra nuk rezultonte as Gon Xhafa, të cilin se kursenim po të ishte. Rezultoi klani Rama.

Pse? U prish hetimi. Xhafa tha se është vepër ndërkombëtare, Rama deklaroi se s’kanë punë ndërkombëtarët. Plus që janë dhe ca lidhje bogotiane edhe të Ramës edhe të Olsit. Në rast se rikthehemi, atë ditë e kam quajtur Xibraka bis, jo se nuk e dija ku binte Xibraka, jo se nuk e dija se kishte ndodhur dy vite më parë, por se ishin i njëjti klan. Xibraka 1 ishte Olsi Rama. Them Olsi Rama për dy arsye. Së pari Olsi Rama është i regjistruar në TIMS të ketë udhëtuar pesë herë me makinën e përshatur për transportin e fshehtë të kokainës. Olsi Rama nuk është njëri pa makinë. Rama nuk është njëri pa makina. Që të udhëtojë vëllai i kryeministrit e të shkojë pesë herë jashtë me makinën e klanit, dmth që ai bën punën e klanit. Të mendosh ti që Olsi qënka ushtar, Olsi vetëm komandant mund të jetë se ushtar s’mund të jetë se ka vëllain kryeministër. Përveç kësaj ka një detaj tjetër. Ata që duan ta hetojnë le të marrin pak tabulatet e bisedave telefonike të Ramës me anëtarët e klanit të Xibrakës, edhe pas arrestimeve. Të shohin se çfarë i kanë thënë ata Ramës dhe çfarë është biseduar. Pra klani Xibrakës ishte klani Rama. Që të nisësh 600 kg kokainë në një vend si Shqipëria, dy janë të vetmet mundësi garancie; ministri i brendshëm, edhe ai jo 100% sepse nuk ka doganën, dhe 100% i sigurtë është vetëm kryeministri. Në Xibrakën 1 droga u fut mbi 500 kg, fabrika ishte më e madhja në Ballkan, kimistët erdhën, pra garancia politike funksionoi.

Ajo çka nuk funksionoi ishte se nuk shurdhuan dot përgjimin gjerman, i cili i zbuloi ata. Kështuqë klanet të cilat zbuluan drogën në Xibrakë nuk mund të akuzonin mburojën politike të drogës, ajo e bëri detyrën. Ata e provuan prap në Durrës dhe e provuan përsëri me vëllezërit Rama. Ajo nuk funksionoi, sepse skaneri dështoi, Rapiskan i bëri të dështojë.
– Një shqetësim ose një vëmendje kryesore është edhe situata në PD. A jeni i shqetësuar si po adresohet thirrjë juaj, për bashkimin e kontributeve dhe adresimin që po i bën asaj z. Basha?
Unë mendoj se disa hapa … sigurisht unë e kam thënë dhe e them që rikthimi i kontributeve në PD, dhe kur them kontributeve them që nga viti 1990, në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë që kalon vendi, për shkak të instalimit të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, e konsideroj përgjegjësi të demokratëve, e konsideroj të domosdoshme që PD të mund të përballet fuqishëm, bashkë me opozitën për të nxjerrë vendin nga kjo situatë. Disa hapa janë bërë. Dëshiroj dhe uroj që të kenë sukses.
Një grup po rishqyrton statutin.
-Basha ka shpallur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në 28-29, ku do të diskutohet statuti. Ka disa rregulla se si mblidhet Kuvendi mes dy mbledhjeve të këshillit kombëtar. Asnjëra prej këtyre nuk është bërë…
Do bëhet mbledhja e këshillit kombëtar. Para kuvendit do ketë mbledhje të këshillit kombëtar. Mbledhja e këshillit kombëtar do të diskutojë ndryshimet statutore…

-Kur do të ndodhë se jemi vetëm 1 muaj para …
Shpresoj se do e thërrasë sepse realisht nuk e di. Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të diskutojë ndryshimet e statutit që do ti miratojë këshilli kombëtar. Më pas këto do ti kalojnë Kuvendit Kombëtar. Forma më e mirë e miratimit të tyre. Ndonëse në dijeninë time ndryshimet statutore mund të miratohen vetëm në Këshillin Kombëtar dhe të kalohen në kuvend, por mënyra më e mirë dhe më serioze është të miratohen në Kuvend.
-Pra nuk ka gjasë që të tejkalohet këshilli …
Jo nuk ka gjasë. Sipas informacioneve që kam unë, do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar.
-Zoti Basha ka një inflacion kërkesash falje për gabimet që ka bërë. Ju thoni bashkim të kontributeve, por ajo që lexohet është se ka një mungesë besimi nga kontribuesit ndaj Bashës. A jeni ju i gatshëm që të jeni një garant mes personave me kontribute dhe Bashës në mënyrë që PD të kthehet në një alternativë?
Unë nuk jam i gatshëm të marrë asnjë rol, përveç këtij roli që kam, jam njëri i tërhequr dhe i dorëhequr. Unë besoj se ky grup, të gjithë këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktual, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës.
-Nëse PD dështon, duket sikur Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar, dështon ti japë një përbashim të partisë, a i druheni një çarje…
Unë besoj se nuk do të dështojë. Nuk është një proces i lehtë, por uroj dhe dëshiroj që secili të marrë përgjegjësinë e tij dhe në interesin më të mirë duke pasur përballë një situatë të vështirë, theksoj se kontributet duhet të bashkohen dhe duhet të bëhet një përpjekje shumë e madhe për të elektrizuar rininë shqiptare, angazhuar atë në një betejë si rruga e vetme për të përmbysur këtë klikë në pushtet, e cila pa revolucion nuk ikën.

Exit mobile version