Berisha me demokratët në Lezhë: Do ta çojmë PD-në në fitore

Ish-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga “Foltorja” e Lezhës se, kjo lëvizje është kthyer në një uragan shprese dhe besimi.

“Foltorja është shndërruar në një uragan shprese dhe besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe. Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese, e cila njëlloj siç përmbysi diktaturën komuniste 30 vite më parë, do përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës pas 30 vitesh.

Pse ky entuziazëm dhe përkushtim kaq i madh? Është një thirrje e brendshme që buron nga zemra dhe shpirtrat tuaj për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta nxjerrë atë nga gjendja kritike ku e ka zhytur Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij në krye të shtetit”, tha Berisha.

Berisha tha se, përsa i përket zbatimit të ligjit, Rama e ka vendosur Shqipërinë njësoj si Afganistanin e talebanëve.

“Ne jemi delja e zezë e Europës, jemi vendi më i pasigurt, jemi vendi ku nuk vijnë investitorët, por mbi të gjitha jemi vendi nga ku janë larguar 550 mijë qytetarë. Një spastrim etnik. Na ka kthyer njëlloj si Afganistani i talebanëve dhe vendet të tjera të diktaturave. I ka mjeruar shqiptarët në 8 vite. Të gjitha këto kanë ndodhur edhe për një arsye tjetër të fortë, për shkak se opozita shqiptare, PD, nuk arriti të jetë në lartësinë e saj për të bllokuar dhe për të larguar nga pushteti një aventurier dhe një antishqiptar, kreun e Meduzës”, theksoi Berisha.

Berisha tha më tej se, “Foltorja” ka ndezur shpresat e shqiptarëve, zemrat e tyre, dhe ne do zotohemi se do marrin të gjitha fund. Ai tha se, Shqipërisë ne do t’i garantojmë zhvillim të pandalshëm, integrim, treg pa monopole dhe oligarkë.

“Duan ta paraqesin Foltoren si një interes personal të Sali Berishës. Të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time ‘non grata’. Absolutisht është e pavërtetë dhe ia faktoj cilitdo. Atë vendim, duke e pasur të qartë se është i bazuar vetëm në shpifje, Sali Berisha e mbajti kryekëput personal dhe iu drejtova gjykatës në Paris. Padita për shpifja zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësinë t’u them ju sot, që jo vetëm gjykatësi e ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miq të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente, zero prova, ashtu siç u kam thënë unë ju. Megjithatë unë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe çdo shtetar të atij vendi dhe mbarë botës, që çdo fakt apo dokument që do ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, PD-në do ta çojmë në fitore dhe do të vendosim marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA.

“Jo vetëm që do ngremë PD-në dhe do e çojmë në fitore, por u them vajatorëve të mjerimit se PD dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prindi 1 dhe prindi 2|”/ Berisha-Ramës: Mos luaj me familjen shqiptare

Berisha foli edhe për çështjen e një formulari që ka shpërndarë Ministria e Arsimit në Kopshtet e Tiranës ku për prindërit të përdoren numra 1 dhe 2.

Berisha tha gjatë fjaklës së tij në “Foltore” se, PD duhet të jetë një parti konservatore e vlerave, ku familja të jetë themelore. Edhe nga salla, të pranishmit pyetën Berishën për skandalin e këtij formulari.

“Shndërrimi i prindërve në numra është një akt i turpshëm. Është një akt amoral dhe i turpshëm, të cilin e ka diktuar direkt Edi Rama.

Unë i them direkt Edi Ramës se, ngjyrat e flamurit të tij le t’i ndryshojë si të dojë, por me familjen shqiptare nuk mund të luajë.

Çdo komb ka virtytet dhe traditat e tij, por ne si komb e kemi familjen qendrore në vlerat tona.

Ndaj i them Edi Ramës: Mos luaj me familjen se do përgjigjesh shumë rëndë. Ka vetëm amoralitet në aktin e tij”, tha Berisha.

2 19

Exit mobile version