Ish-Kryeministri Sali Berisha po zhvillon “Foltoren e rinisë” ku mijëra të rinj i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.
Në këtë takim, Berisha është shoqëruar nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi i cili i është bashkuar “Foltores”.
“Ju falënderoj ju, drejtuesit tuaj për punën e jashtëzakonshme që ju keni bërë, për mundin dhe djersën, guximin që keni treguar për të bërë PD në këto vite një opozitë të vërtetë. Ju anëtarë dhe anëtaret, drejtues të FRPD-së nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narkoshtetit, egërsinë e narkopolicisë. Me shëmtinë e qelive të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD, për të mbrojtur liritë dhe vlerat e saj, për të mbajtur në këmbë një opozitë e cila duhej tu printe shqiptarëve drejt fitores.
Për mua, ky takim, foltore është vendimtare në përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurtë të fitores dhe ju garantoj se besimin tim e kam plotësisht të bazuar pasi unë e di që jeni vajzat dhe djemtë e idealeve më të pastra të shoqërisë shqiptare.
Jam i bindur se jeni vajzat dhe djemtë, të rinjtë dhe të rejat me ëndërrat me të bukura për veten, shoqërinë dhe Shqipërinë. Tek ju, gurra e energjisë është një shatërvan i pandalshëm. Guximi juaj është më i madhi, se i të gjithë të tjerëve, ndaj dhe unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtysë për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Në radhë të parë për PD, që në këto momente ndodhet në një moment kritik. Jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë opozitën shqiptare. Njësoj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, vëllezërit më të rritur përmbysën diktakturën, ne do të shembim narkoshtetin e bashkuar në krim dhe korrupsion’, tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i PD, Sali Berisha.
Berisha tha më tej se, ne do të shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim i cili me armik se me këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.
“Ju ftoj ju, çdo vajzë, djalë, çdo të ri të këtij vendi pavarësisht nga bindja politike të mendojë për një moment se çfarë ka bërë kjo narkoqeveri në këto 8 vite. Ajo u ka rezervuar ju vetëm urrjetje. Dhe kjo është realiteti më i trishtë për një shoqëri dhe një vend.
Një nga detyrat më themelore të një shteti është shkollimi juaj. Çfarë ka ndodhur?. Një degradim progresiv.
Rreth 700 shkolla janë mbyllur në mbarë Shqipërinë. A e dini ju se po përgjysmohet numri i studentëve.
A e dini ju se ata paguajnë regjistrimin më shume, disa herë më shumë se mesatarja e pagesës së studentëve europianë.
Familjet e studentëve paguajnë sot për studentët shumë më shtrenjtë se çdo familje në Europë. Ndërkohë që Kosova dhe një numër i madh vendesh kanë zero tarifë.
Këta qeveritarë arrogantë të korruptuar mendojnë vetëm për pasurimin e tyre. Këto ndodhin se kreu i meduzës shpenzon 400 – 500 mijë euro udhëtime me avion personal.
Këto ndodhin se këta ministra tenderojnë punë publike me çmime 8 herë më të larta se sa punët publike me paratë e BE.
Këto ndodhin sepse duke qenë të inkriminuar ata kanë frikë nga ju. Mbyllen universitete më gjatë se gjithe Europa duke thënë “rroftë Covidi”.
Bëjnë gjithçka të tmerruar të fshihen nga ju që të largohen nga ju. Kjo është ora e juaj, mjerë ata”, tha Berisha.
Në foltoren e Berishës me të rinjtë e FRPD mbajti një flajë të shkurtër edhe kreu i të rinjve të Partisë Demokratike, deputeti Belind Këlliçi.
“Dua ta nis fjalën time me një falendrim të çdo të riu të FRPD që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve.
Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë.
Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike. Ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha.
Kushdo që vë një shenjë barazimi midi atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë.
Partia Dëmokratike është partia e fjalës së lirë. Dita që të flsini ju e jo unë.
Ju falenderoj përjetësisht”, tha Belind Këlliçi.