Shpërthim tritoli në një biznes në Tiranë

Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në një servis celularësh në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku sipas policisë dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e një dyqani. Fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Sipas News24, pronari është Olsi Isufi, i cili jashtë kamerave ka deklaruar se shpërthimin e ka mësuar pas mesnatës përmes alarmit. Ai thotë se ka mbërritur menjëherë pranë dyqani, ku aty kishte gjetur edhe policinë.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen është sekuestruar edhe kamera e sigurisë. Nga pamjet shihet autori, por për shkak të ndriçimit të dobët është vështirë të bëhet identifikimi.

Ajo që shihet nga kamerat e sigurisë është se autori ishte i veshur me kapuç dhe xhup të zi.

Pronari ka deklaruar se nuk ka konflikte, por ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose si reagim i ndonjë klienti të pakënaqur.

3 4

Exit mobile version