Berisha: Në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, vendi po shkon drejt përplasjes civile!

 Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ABCNews, deklaroi edhe njëherë se në 30 Qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën. Ai tha se, e vetmja mënyrë që opozita dhe PD të futen në zgjedhje, është largimi i Edi Ramës.

‘PD është në një betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër të kushtetutshmërisë që është Edi Rama. PD është para alternativës fitore ose vdekje. 30 qershori nuk mund të arrijë në zgjedhje. Unë besoj se opozita sot ndjehet në çdo qelizë të Shqipërisë shumicë, do ti tregojë vendin kakistokracisë. Ne në zgjedhje hyjmë pa Edi Ramën, zbardhja e plotë e dosjeve dhe ndryshimet përkatëse që duan të bëjnë forcat politike në Kodin Zgjedhor’, u shpreh Berisha.

“Kakistokracia do të marrë atë që meriton nga populli. Opozita ka popullin dhe fuqinë e tyre, ata kanë gangsterët e drogën. Do ta shikojmë se kush do të fitojë, unë them që fiton e para”, tha Berisha.

Sipas tij, zbardhja e dosjeve 184 dhe 339 janë kushte kryesore të opozitës.

“Duhet të ikë Edi Rama që të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha, duke shtuar se vendi po shkon drejt përplasjes së dytë civile.

“Për rikthimin e votës, ia vlen çdo veprim, se ku do të shkojmë nuk e di, do t’a shohim”, theksoi Berisha.

Sipas tij, opozita ka djegur mandatet, jemi në një betejë dhe opozita do të udhëheqë ketë betejë me çdo çmim për votën e lirë.

“Pasojat e Edi Ramës janë si pasojat e ebolës dhe tërmeteve”, tha Berisha.

Gjatë intervistës për gazetaren Mirela Milori, ish-Kryeministri Berisha është shprehur se, tani në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me shtet, por me narkoshtet.

“Maqedonia e Veriut ka shtet, Shqipëria ka narkoshtet. Po flitet për narkoshtetin shqiptar. Që nga viti 2017 deri më sot unë me 100 herë kam denconuar anrkoshtetin, por edhe nga njerëz të njohur të shtypit ndërkombëtar.

Shqipëria ka dhënë dhe po jep prova, shumë shpejt do të marrë vesh narkoshtetin shqiptar. Shteti që mbulon anëkend vendin me kanabis, që emëron ministra të brendshëm të lidhur me Berisha shtoi se, së shpejti ndërkombëtarët do të publikojnlë raporte të reja sa i përket trafikut të drogës dhe lidhjeve të qeverisë me ta.

“Do të ketë raporte të reja që do të trondisin qeverinë”, u shpreh Berisha.

Screenshot 10 19

Exit mobile version