Gazetari Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në Facebook, e lexon me nota të forta ironie raportin e “Reportëve pa Kufij”, të cilët në raportin vjetor e zbriste Shqipërinë 8 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë për lirinë e medias në vend.
Sipas Dylgjerit, detyra më e fundit që Qeveria i ka dhënë grupit mediatik të ERTV është të raportojë për lirinë e ERTV.
“Keni pyetur në Bashki se sa është numri i Kazanëve sot? Lali ERi ka shifra impresionuese”, shkruan ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit
Raport për Raportin e lirisë së mediave
Kjo është detyra më fundit që Qeveria i ka dhënë grupit mediatik të ERTV. E thënë ndryshe Raport për Raportin:
ERTV të raportojë për lirinë e ERTV-së!
PLOTËSONI PYETSORIN
Pse Raporti i fundit ka llogaritur që liria e medias ka zbritur 7 pikë më poshtë? Ku humbëm pikë Ne?
Ku barazuam?
Si del kjo kjo shifër?
Çfarë metodologjie u përdor?
ORIENTIM
Shifrat tona të flasin vetëm për rritje! Kjo duket në çdo redaksi e TV. Shtypi sot është virtual. Frends-at janë real. Liket po pëlqejnë Liket! Portalet vetëm po rriten. Pastaj shtypi është si ekonomia, vetëm po rritet kudo.
Ja tju pyes Unë: Çfarë është një gjë që rritet e nuk duket? Ju do të thoni ekonomia.
Jo vetëm- është përgjigja ime. Eshtë edhe Media.
Keni pyetur në Bashki se sa është numri i Kazanëve sot? Lali ERi ka shifra impresionuese.
Më shumë rriten kazanët se plehrat në Tiranë- thotë Ai.
Atëher ku doli shifra – 7? Të korrigjohet.
Përgatisni Raportin.