Berisha për letrën e Ramës: Një bastard që sot i shpalli luftë popullit opozitar

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi sonte në një intervistë në “Opinion” se Rama i ka shpallur luftë sot opozitës me letrën e dërguar Bashës. Berisha ka cituar një fragment nga letra e Ramës ku ai shprehet se është ogur i mirë për vendin që forca kryesore politike të zhduket. “Ai është një bastard i etërve mizorë”, u shpreh Berisha. “Që në këtë moment ajo letër për tu hedhur në koshin e plehrave dhe është një kushtrim për çdo shqiptar kë kanë përballë”, tha Berisha.

Berisha tha se letrat e Ramës janë ftesë vreri ndaj opozitës, prandaj duhen grisur.

‘Duhet të kemi parasysh se ke lexuar dy letrat e tij ju do të gjeni se ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë në Shqipëri dhe në planet që nuk ndjen asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar, që gjithçka e nxjerr tek kundërshtari.

Asnjë njeri nuk mëndin se ai nuk ka përgjegjësi. Unë kam besim të madh tek çdo njeri normal pavarësisht nga bindjet, e ka të qartë se çdo të thotë futja e bandave në proces zgjedhor/ të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin tek kundërshtari, i thonë të ftosh duke vjellë vrer tek kundërshtari.

Së dyti ai i shpall luftë popullit opozitar, e tregon veten një trashëgimtar primitiv të etërve të tij, kur thotë se do të jetë një ogur i mirë që ky grupim do të zhduket. Nuk mundte kurrë një kryetar qeverie të thotë se është ogur i mirë zhdukja e opozitës.

Ai ka trashëguar partinë terroriste të krimit, që ka larë në gjak opozitën. Edvin Kristaq Koleka, Hoxha, Koleka. Imagjoni shqiptarë se cilin keni kryeminsitër. Apsolutisht keni një bastard të etërve të tij mizorë, që mbajtën vendin. Shikoni konceptin  e tij për opozitën, që në këtë moment ajo letër është për tu hedhur në koshin e plerave, dhe është një kushtrim për çdo opozitar’, deklaroi Berisha.

Exit mobile version