Berisha: Protesta e 16 shkurtit është një përballje historike, Rama në grahmat e fundit…

Ish-Kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin “Byro politike” në ABC News e ka cilësuar si historike protestën e 16 shkurtit. Ai ka deklaruar se, Edi Rama shëmbëllen më shumë se kurrë me byronë e dikurshme politike në grahmat e fundit të saj.
Berisha u është referuar manipulimeve masive të votave nga socialistët, duke marrë si referencë zgjedhjet e vitit 2001 dhe ato të vitit 2017.
Berisha theksoi se, dosja 339 dëshmoi më së miri se në Durrës, Lezhë, Dibër, Elbasan, u përdorën gjerësisht bandat dhe ishin ato që përcaktuan rezultatin zgjedhor.
Banda këto të lidhura me ministra dhe vetë Kryeministrin.
“Edi Rama shëmbëllen më shumë se kurrë me byronë e dikurshme politike në grahmat e fundit të saj.
Protesta është një përmballje historike. Në pluralizmin shqiptar, dy kanë qenë grabitjet më të mëdha elektorale.

Ka qënë viti 2001, ku me faktet e saj arriti të ndryshojë raportin e OSBE-ODIHR, e cila diktoi një zgjidhje që u diktua nga një rezolutë unikë nga Parlamenti Europian, ku shkruhej se në rast se socialistët zgjedhin presidentin ai nuk do të njihet.
Kemi vitin 2017 ku thuhej në raportet ndërkombëtare se 20 % e votave u blenë. Kjo mjafton për të rrëzuar cdo zgjedhje.
Çfarë ndodhi në 2017-ën? Një raport i OSBE që shkruan e zeza mbi të bardhë se blerja e votave arriti në 20%. Mjafton vetëm kjo që të mos e pranojmë rezultatin. Opozita u gjet pa provat e nevojshme të këtij 20%. Kaloi koha dhe doli dosja famoze 339 dhe tashmë kemi një dokument të institucioneve shtetërore se në Durrës, Lezhë, Dibër, Elbasan ishin bandat ato që përcaktuan rezultatin zgjedhor. Ishin bandat ato që përcaktuan rezultatin zgjedhor.
Sot nuk ka njeri që mund të thotë se mund të bëhen zgjedhje me Edi Ramën. Nuk jam autori i marrvëveshjes së 18 majit me Edi Ramën, por jam mbështetës i saj. Rama e bën për interesa të saj që bën sikur marrëveshja vazhdon, por ajo është varrosur. Një marrëveshje Rama-Basha? Kjo do të varroste përfundimisht procesin zgjedhor”, tha Berisha.

Exit mobile version