Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin social denoncimin e një qytetari mbi manipulimin që Edi Rama i bën opinionit publik. Referuar mesazhit, rezulton se një biznesim i ka ndërtuar shtëpinë një familjeje të varfër, por kjo është paraqitur si punë e qeverisë nga ministrja Ogerta Manastirliu. Madje shkohet deri aty sa i ndryshohet edhe ngjyra e mureve të shtëpisë, duke ia bërë mavi.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Maskarada e kumbareve dhe ndrikullave te denatyruar nga droga dhe krimi!
Qytetari dixhital denoncon:
– Heqjen e ndihmes ekonomike sipas investigimit te gazetarit ne kundershtim flagrant me ligjin.
– Rikthimin e ndihmes ekonomike pas denoncimit nga media.
– Ndertimin e shtepise te kesaj familje nga nje biznesmen.
– Pafytyrsia e dhe amoraliteti ekstrem i ndrikull Manastirliut, qe e paraqet ne ERTV si pune te qeverise dhe del sikur kjo veper eshte bamiresi e qeverise!
Lexoni mesazhin dhe ndiqni se çfare thote i zoti i shtepise! sb
“Miredita doktor! Ju lutem publikoni nje video interesante te emisionit Boom? Kur ishte ceshtje perjashtimi i ndihmes sociale, gazetaret shkuan tek nje familje e hequr padrejtesisht. E ndoqen, dhe familjen e rifuten ne skeme. Ata te emisionit bene thirrje per ndertimin e shtepise se rrenuar, dhe shtepine ndertoi nje biznesmen. Para 2 ditesh u transmetia ne ertv sikur kjo ishte pune e qeverise dhe aty shkoi ogerta manastirliu. I ndryshuan edhe ngjyren e shtepise nga bojeqiell ne mavi. E deshmon i zoti i shtepise. Doktor ky eshte manipulim skandaloz amoral i Edvini dhe ministres se tij te paftyre”.