Berisha publikon videon: Ja pse “Sheraton” u largua nga Shqipëria

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku Rama paraqiti përfundmin e Stadiumit, por në të vërtetë po përfundon një kullë. Berisha shkruan se, për shkak të kulës së Ramës, Sheraton u detyrua të largohet nga Shqipëria.
“Rama dje paraqiti si në përfundim stadiumin, në të vertete po perfundon kulla Kristaq Rama ndaj dhe u përzu Sheraton nga Shqipëria kurse stadiumin shikojeni vetë!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në një postim të bërë pak më parë në Facebook.
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) njoftoi të premten se rrjeti i njohur i hotelerisë Sheraton u largua nga Shqipëria më 1 Janar 2018! Në një deklaratë për shtyp, Shoqata thotë se kjo ishte “dhurata” më e keqe që i bëhet turizmit shqiptar, dhe ështënjë nga lajmet më negative të gjithë historisë së 20 viteve të fundit të hotelerisë dhe turizmit tonë, dhe vjen në një kohë që paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit.

Exit mobile version