Temperaturat rekord të motit, të dielën arrijnë në 30 gradë, të martën e ardhshme 34 gradë

Të dielën përgatituni për një ditë të nxehtë dhe që thyen të gjitha rekordet historike të Prillit. Temperaturat të dielën do të arrijnë deri në 30 gradë. Sinoptikanët e lidhin këtë me rene sahariane që ka mbërritur në Shqipëri dhe duket se nuk do të largohet edhe këtë javë.
Duket se reshjet e shiut nuk do ti shohim për disa kohë. Sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe nesër, do të ketë vetëm diell.
Edhe pse parashikohet që mund të ketë reshje në 3 qarqe ato do të jenë të dobëta. Por në shumicën e territorit të vendit nuk do të ketë reshje.
Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit është rritur më shumë rreziku i zjarreve në disa qarqe.
Më poshtë keni të plotë parashikimin e motit:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje vetëm në tre qarqe, por do të jenë lokale dhe të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 24 °C
në vendet e ulëta: 12 / 26 °C
në vendet malore: 10 / 24 °C

Exit mobile version