Berisha publikon videon: Policia dhunon të sëmurin mendor…

Policia dhunon të sëmurin mendor. Ngjarja skandaloze ka ndodhur në Sarandë, ndërsa është bërë publike nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Ai ka postuar në rrjet denoncimin e një qytetari dhe videon ku tregohet dhuna e policisë.

“Mirë fukarallëku që e ka mbytë, nuk kanë bukë të hanë në shtëpi, pasi invaliditetin që përfitonte ja kanë heq këta gjakpirësit e Edi Rames pasi e kanë venë në rreth si demokrat e mbështetës të protestave dhe çadrës, por në realitet ky person është i sëmurë psiqik që bërtet, mbledh mbeturina bën gjëra të pa kontrodhuara dhe per këtë gje e njeh gjithë Saranda.

Nuk do të mjaftonin gjithë këto, por ka edhe një vajzë 12 vjeçe dhe të shoqen me prapambetje mendore.

Pas gjithë këtyre halleve e probleme nuk do te mjaftonin dhe dhuna qe i bëhet nga ana e policisë së shteti pa arsye, pse ky mban nje qen e nje qese mbeturina sic vet e shikoni në video”, thuhet në mesazhin e denoncuesit.

Exit mobile version