Kurti e bën ushtrinë me detyrim për çdo kosovar

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, para propozimit të kabinetit të tij qeverisë para deputetëve të Kuvendit, ka shpalosur disa prej pikave kryesore që synon t’i realizojë përgjatë qeverisjes së tij, raporton Express.

Kurti gjatë prezantimit të planit të tij qeverisës tha se shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm.
“Me qeverisjen tonë, shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm”, tha Kurti.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mandatari Albin Kurti e ka konfirmuar se i ka votat për formimin e qeverisë së re
Kurti rrugës për në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se “janë mbi 61 deputetë që do të votojnë për qeverinë, me mua si kryeministër, me dy zëvendëskryeministra, dhe me 15 ministra”.

Ndryshe, në orën 11:00 ishte paraparë të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.

Exit mobile version