Berisha shkon sot në SPAK, policia dhe avokatët e presin poshtë banesës

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, ku do të merret në pyetje për herë të parë për çështjen ‘Partizani’. Mësohet se dy makina të policisë, të cilat do të bëjnë shoqërimin drejt SPAK të Berishës, ndodhen poshtë banesës së tij. Ndërkohë, avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi janë të pranishëm në pallatin ku banon Berisha, në një kafene.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që ish-kryeministri do të pyetet në SPAK për çështjen Partizani, për të cilin është caktuar dhe masa ‘arrest shtëpie’.

Exit mobile version