Putini kërkon “t’i mbyllë gojën” rusëve, merr masën drastike: Kush kritikon luftën në Ukrainë…

Kremlini ka filluar të shqyrtojë një projekt-ligj që do të mundësojë sekuestrimin e pronave të personave të dënuar për shpifje ndaj forcave të armatosura.

Kritika e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, është konsideruar krim që në nisjen e sulmeve, por që Moska ka vendosur që një gjë të tillë ta çojë edhe një hap më tej.

Projektligji i ri do të lejojë shtetin të konfiskonte pronat e rusëve që janë larguar nga vendi dhe kanë reaguar në mënyrë kritike ndaj luftës, por që vazhdojnë të marrin para dhënia me qira e shtëpive ose apartamenteve të tyre në Rusi.

“Kushdo që përpiqet të shkatërrojë Rusinë, e tradhton atë, duhet të ndëshkohet në përputhje me rrethanat dhe të paguajë dëmin që i ka shkaktuar vendit, me pronën e tij”, tha kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin.

Exit mobile version