Berisha shpallet Non Grata edhe nga Shqipëria

Pak çaste pas votimit në shkollën Kosova, Sali Berisha dhe familja e tij (katër prej të cilëve janë shpallur nongrata) u ulën për një kafe poshtë pallatit ku jetojnë. Forografi i Berishës shfrytëzoi rastin për t’i vendosur ato në një kornizë që më pas u nda në rrjetet sociale.

Kjo foto, në dukje e pafajshme, qe një mesazh i qartë që u lëshua dhe u mirëprit si i tillë. Familja Berisha është shpallur nongrata në 17 maj 2021, pra dy vite më parë, ndërkohë që i pari i kësaj familje nisi një sulm kundër SHBA dhe njerëzve të saj. Ai pagoi miliona euro nga paratë e tij për të bindur opinionistë dhe gazetarë, për të blerë media dhe më pas për të blerë demokratë me shpresa të rreme.

Pikërisht këtë familje e bojkotoi Shqipëria dhe mbi të gjitha vendlindja e Berishës, Tropoja edhe më tej bastioni i të djathtës anti-komuniste siç është Shkodra. Tragjedi të tilla shoqëruan dhe Ilir Metaj që u ndëshkua në Skrapar dhe në çdo zonë të vendit.

Mesazhi i Shkodrës ishte shumë i qartë; votoi një qytet që mos të ishte më kulla nga ku Berisha të surgjynosej dhe sulmonte SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Votuan shkodranët jo kundër PD dhe demokratëve por kundër një familje që i përdorte punësimet në bashki si skema represioni dhe kërcënimi për të larguar deputetët nga PD tek Foltorja.

Edhe në Tropojë ku një ish demokrat ia morri hakun njeriut që krenohet që vjen nga malësitë e Gjakovës (Tropoja është e tillë) ai morri mësimin së bashku me tarafin e tij intelektual dhe kriminal. Në fakt ky taraf në Tiranë i ka dalë në krah Sali Berishës ndërkohë që bashkinë e veriiut askush nuk i besoi.

Ndërsa flasim edhe Kukësi ka vendosur të qendrojë në krahun e Ramës duke shpërfilluar Flamur Nokën që personifikohet si njeriu i Kastratit dhe traut të kombit. Gjithë këto janë mesazhet e qarta që demokratët dhe mbi të gjitha shqiptarët dhanë për familjen nongrata Berisha dhe padyshim familjen e padëshiruar Meta.

Shqipëria sot është në një krizë të thellë sepse opozita ka mbetur në pengun e asaj familje që po i pi kafen e vakisë Partisë Demokratike. Por, kësaj radhe shqiptarët i treguan vendin familjes nongrata. Koha që ndjekësit e tyre të dorëzohen dhe mos kërkojnë më shndërrimin e PD në një kullë anti-perëndimore si lëvizja e 7 bashkive që sot ka fituar dyshja Berisha-Metaj

Exit mobile version