Shkodra nuk ka humbur kurrë as kur nuk pati kandidat në 2019.
Berisha nuk bëri fushatë në Shkoder. Pse? Të gjithë e mbajnë mend me 6 mars bëri 20 takime në Shkodër.
Berisha e kishte lënë peng Shkodrën për të mundur Bashën me 6 mars. Halli i Berishës nuk ishte Rama por ishte pushtimi i PD.
Berisha ia doli të shkaterrojë PD.
Berisha ia doli të jetë i pari kryeministër qe del kundër edhe SHBA.
Berisha ia doli të jetë lideri më i poshteruar nga Edi Rama. E mundi në Shkodër në Kamëz madje dhe në shtepinë e tij në Tropojë.
Por ky rezultat tregoj se Sali Berisha ka qenë shkaku i humbjes së zgjedhjeve gjatë gjithë këtyre viteve dhe për këtë akuzonte Lulzim Bashën. Ky i fundi ka fajin që nuk dëgjon as partnerët as strategët për ta larguar Berishën. Po ai ndryshe nga çthoshte Berisha mesa duket kishte besë, dhe nuk e hodhi poshtë Sali Berishën ndryshe nga çberi ai. Gjithfarë mashtrimi shpiku Sali Berisha kundër Lulzim Bashës gjithë këto kohë. Edhe pse atij iu rrezuan të gjithË nuk ndaloi për asnjë Çast. Prapë Lulzim Basha nuk iu përgjigj edhe pse jemi të bindur se Basha di shumë për Sali Berishën dhe familjen e tij non grata.
Berisha tashmë u faktua si problemi i madh i demokratëve.
Berisha e shiti Shkodrën. Berisha i poshtroi demokratët për hallin e tij.
Berisha sot po qëndron në këmbë me turp dhe pa nder.