Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, publikon denoncimin e një oficeri të policisë, i cili tregon se ministri Xhafaj dhe drejtori i Policisë, Çako kanë filluar të inspektojnë tunelet e fshehta të diktaturës me qëllim që të kenë një vend nga të ikin. Sipas oficerit, nga informacionet e policisë parashikohet një pjesëmarrje prej 500 mijë personash. Më poshtë, postimi i Berishës. “Qeveria mbush poturet! Rama ikën nga Tirana! Xhafa dhe ministrat e tjerë pastrojnë tunelet sekrete të ministrive për arratisje, policia me postblloqe përpiqet të ndalojë vërshimin e uraganit popullor drejt Tiranës! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital. Sb “Zoti Berisha, jam oficer policie po ju njoftoj për panikun e madh që ka mbërthyer qeverinë në prag të protestës. Policia e Shtetit ka filluar operacionin “Bolla e Zezë”. Kanë marrë një furgon me letra, medemek të zbulojmë elementët kriminal që do të marrin pjesë në protestë!!! Jo për gjë, po këta armikun e klasës e sajojnë sa hap e mbyll sytë. Gjithashtu janë tmerruar i kanë mbushur brekët pa filluar protesta, këta parashikojnë mbi gjysëm milioni njerëz, vet Xhafa dhe Çako po kontrollojnë të gjitha daljet e fshehta, tunelet e ministrive nga do t’ja mbathin, se këta janë me dy fytyra ndryshe thonë dhe ndryshe veprojnë, s’kanë turp j’u ka plasur cipa”.