Liri Belishova u nda nga jeta!
Te dashur miq, Liri Belishova, nje luftetare lirie u nda nga jeta. Pasardhese e nje familje ne ze ne Jugun e vendit, Liria ne rinine e saj mori malet dhe luftoi me arme ne dore pushtuesit e vendit e inkuadruar ne levizjen komuniste te themeluar nga serbet ne Tirane. Fill pas lufte, Lirise, tashme ne udheheqjen e Partise Enver Hoxha i vrau bashkeshortin Nako Spirun pasi ai kundershtonte bashkimin e Shqiperise me ish Jugosllavine.
Anetare e Byrose Politike dhe sekretare e KQPPSH, ajo pas vdekjes se Stalinit ju kundervu haptas linjes staliniste te Enver Hoxhes dhe PPSH prej çka u perjashtua nga Partia dhe u internua familjarisht ne kampet me te egra te diktatures ne te cilat qendroi e pamposhtur nga dhuna, terrori, fatkqesite e medha familjare.
Pas permbysjes se regjimit komunist, Liria do te ishte nder te vetmet ish udheheqese te PPSH qe do kerkonte ndjese publike per vitet qe kishte qene ne udheheqjen e PPSH dhe do te jepte nje kontribiut te çmuar ne denoncimin e barbarive, genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te regjimit stalinist te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Botetore.
Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim nderimin tone per Liri Belishoven, kete luftetare te pamposhtur, atdhetare te flakte, veterane te lirise dhe ngushellimet me te sinqerta familjes saj! sb