Berisha: Të shtunën protesta e historisë, Shqipëria po vërshon drejt Tiranës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh për mediat para selisë së Kuvendit se, të shtunën do të jetë protesta e historisë, Shqipëria po vërshon drejt Tiranës. Berisha ka folur se, çfarë ndodhi në Kuvend, teksa deputeti i PD, Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se Rama shau kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
“Kryetari i pseudo mazhorancës të fyejë kryetarin e opozitës. Merrni shihni kamerat se çfarë i tha kryetarit të opozitës. Kryetari i opozitë tha ato fjalë që ja thotë çdo shqiptar atij, por ai u lëshua me fjalë që ishin ofenduese. Nuk ka gjë më të rëndë sesa kryeministri shan në çdo moment opozitën dhe kreun e saj. Kryeministri një sharës i lindur. Këta janë gangsterë të pafytyrë”, tha Berisha.
Pyetje: Zoti Berisha, e dinte Edi Paloka që do të shante Edi Rama, ndaj mori bojë me vete në seancë?
Berisha: Urdhëro?! Po ku e di ti në mori bojë apo ishte stilografi?! Më thuaj, se ju po bëni dhe dedektivin tani! Po ai mund të kishte një stilograf me vete.
Pyetje: Duket nga pamjet e shpërndara nga PD-ja se kishte një shiringë.
Berisha: Kush?
Pyetje: Zoti Paloka…
Berisha: Mos ngatërroni gjë stilografin me shiringën, apo jo?! Ngatërron stilografin me shiringën!
Pyetje: A nuk është shkelje etike të bëhen skena të tilla, kur kishit edhe një mysafir në Kuvend?
Berisha: A ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë në çdo dalje, shan opozitën?! Nuk ka asgjë më të rëndë. Nuk ndodh kund në botë. Vetëm në Venezuelë, me Maduron ndodh kjo. Këta janë gangsterë!

Exit mobile version