Reagon Kryemadhi: Kryeministër rrugaç, duhet të bëjë analizën psikike dhe klinike!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbrojtur kolegun e saj demokrat Edi Paloka që i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare.
Ajo tha se të gjithë jemi njerëzor dhe kemi emocionet duke e justifikuar Palokën dhe akuzuar Ramën për bullizëm.
“Sigurisht që vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve por është e disata herë që kryeministri rrugaç ka bullizuar shqiptarë që i krahason me organet gjenitale, bullizon deputetët, anëtarë e parlamentit dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria kryeministra në 27 vite tranzicion por jo të tillë”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo tha se të gjithë zyrtarët publik duhet t’i nënshtrohen analizave për gjendjen mendore. “Duhet t’i bëjmë një propozim parlamentit që të gjithë ata që marrin poste drejtuese duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike”, tha Kryemadhi.
-Zonja Kryemadhi, a do të jetë një protestë e qetë ajo e datës 16?
Protesta është e të gjithë shqiptarëve. Unë jam e bindur që edhe ju gazetarët do të jeni në atë protestë, sepse shikojmë një bullizim të tillë ndaj deputetëve. Ju para disa kohësh patë plumba në shtëpitë e gazetarëve.

Do të shikojmë çdo ditë e më shumë reagim kriminal të një njeriu në ikje, i cili është i çmendur dhe çdo ditë po krijon problem jo vetëm për shqiptarët, por në radhë të parë edhe për veten e tij e familjarët.
-Çfarë prisni ju të prodhojë kjo protestë?
Zgjidhja politike është e qartë. Ajo ç’ka ka propozuar opozita në marrëveshjen e saj, qeveri tranzitore ose kalimtare, e cila iu krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe hap rrugën e negociatave. Mos harroni, ne sot ratifikuam një marrëveshje të Maqedonisë, ku prej 15 vitesh Maqedonia gjeti një zgjidhje dhe tregoi se si një klasë politike gjeti një zgjidhje të një konflikti 15 vjeçar për emrin e saj, ku sot midis Greqisë dhe Maqedonisë ka një paqe për sa i përket emrit, kemi Maqedoninë e Veriut.
Ajo çka dua të them është që në qershor Maqedonia do të hapi negociatat. Uroj që të tërheqë këmbën zvarrë edhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh që ne jemi 20 vite mbrapa. E kemi nisur procesin e integrimit evropian para Kroacisë dhe sot është Kroacia ajo që merr vendimet për Shqipërinë. Pra ka ardhur koha që për hir të së vërtetës kjo klasë politike duhet t;i japë Shqipërisë Paktin e Madh, atë pakt për ta anëtarësuar Shqipërinë dhe për ta çuar atë njëherë e përgjithmonë në drejtimin e saj të duhur që është integrimi evropian.
I vetmi njeri që e mban mend sot Shqipërinë është Edi Rama. Dhe mendoj që shqiptarët sot më shumë se kurrë u ka ardhur në majë të hundës me varfërinë që ka pllakosur, me shkeljen e çdo të drejte të tyre. Dhe mendoj që data 16 shkurt do të jetë fundi i kësaj tiranie psikologjike, ekonomike, politike edhe fizike të shqiptarëve.

Exit mobile version