Ish-Kryeministri Berisha tregoi sot në Kuvend emrat e trafikantëve të drogës të lidhur me deputetin e PS Taulant Balla. “Taulant Balla mund të përdorni për të, mbiemrat që vijojnë. Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike kalon Fatos Gjurën, një nga narkotrafikatët kryesor të heroinës, në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë. Taulant Gjura mund të quhet, Taulant Hoxha, jo sepse këndonte këngë për Enverin, por sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha. Taulant Hoxha, mund të quhet si trajner i klubit sportiv të Librazhdit, e arrestuar tek ura. Nëse ka njeri këtu me histori këmbë e kokë droge është pikërisht Taulant Gjura, Hoxha apo trajnerit”, tha Berisha.