Në zgjedhjet e sapo mbyllura politike në Itali në radhët e formacioneve të ndryshme politike garonin dhe katër emigrantët shqitparë; Emiliano Biraku në Venecia me Partinë Demokratike, Bruna Mece Kola në Bergamo me forcën e sapo krijuar të fraksionistëve të Partisë Demokratike “Libero e Uguali”, Anita Likemta në Romë me lëvizjen politike të sipërmarrësve të rinj “10 volte meglio” , dhe Elona në qytetin e Peruxhias me partinë “Europa Più”.
Si ka qenë rezultati i votime për ta? Cili ëshrë komenti mbi rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve?
Asnjë nga forcat apo koalicionet ku kanë garuar emigrantët shqiptarë nuk rezultojnë të jenë as fitues, e as të kenë arritur një rezultat të kënaqshëm nga vota e zgjedhjeve të 4 marsit.
Për Ora News kandidati shqiptar për dhomën e deputetëve në listën e Partisë Demokratike në qytetin e Venezias Emiliano Biraku komenton sot rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe humbjen e thellë të Partisë Demokratike;
“Edhe në Venezia Partia Demokratike pati një rezultat shumë të dobët, humbi si në maxhoritar dhe në proporcional. Pas kaq shumë vitesh si bastion i së majtës, fiton për herë të parë edhe në Venezia Lidhja e Veriut.
Pyetje: Po cilat janë arsyet e humbjes së kësaj force politike që deri më tani ka drejtuar vendin duke pasur dhe shumicën e votave në parlamentin italian? Cila është ekspericna juaja e parë politike me këtë forcë politike?
Emiliano Biraku: ” Një ndër shumë faktorët e humbjes është percarja e së majtës si dhe hartimi i listave pa primarie.
Per mua ishte një eksperiencë pozitive pasi jo vetëm me lidhi më shumë me territorin po më jep mundësi qe të jem dhe zëri i tyre në strukturat kombëtare të PD. Duhet një riformim dhe ribashkim i të majtës dhe mendoj se nga sot është momenti më i përshtatshëm për të filluar një projekt të ri.”
Pyetje: Po e prisnit një fitore të tillë të Lëvizjes 5 Yje?
Emiljano Biraku: 5 yjet si parti e parë mund të përkthehet si një vot protestë dhe dëshira për të ndryshuar sisitemin. Suksesin më të madh e paten në jug të Italisë.
Pyetje: Po fitorja e koalicionit të djathtë?
Emiljano Biraku: Koalicioni i djathe arriti të fitoj vetëm duke u bazuar në politikat kundër emigrantëve. Ka ndikuar shumë dhe zbarkimet e 600 mijë emigrantëve në këto 4 vjet. Nuk e shof me shumë opimizëm një qeveri me kryeministër Matteo Salvini. Megjithatë le te shpresojmë në një riformim të së majtës pasi sa herë kaë qenë të bashkuar kanë arritur të fitojnë.