Kreu i Bashkisë së Tiranës i ka ndërprerë fjalën avokates së Sindikatës së Artisëve dhe përfaqësues e shoqërisë civile, Mirela Jorgo.
Përfaqësuesja e sindikatës e mori fjalën, por Veliaj nuk kishte dëshirë që ajo të fliste duke thënë se duhej të flisnin artistët dhe se ishte i gatshëm për degjesë tjeter me te tejerë të interesuar.
“Bëtë gjysëm ore propagandë. S’ke pse bën dëgjesa pas dëgjesash, jemi këtu të flasim, ti nuk mund të mos na lejosh të flasim”, tha avokatja e sinadikates së artistëve.
Më pas Veliaj iu drejtua se do t’ia japë fjalën pasi të flasin artistët. Avokatja u ul duke i lënë fjalën Ndrenikës.
Veliaj ka thirrur në një dëgjesë artistët për projektin e teatrit të ri në Tiranë, por një pjesë e madhe e artistëve kanë mbetur në këmbë, kjo pasi salla që është thirrur të mbahet mbledhja është shumë e vogël.
Ndërkaq për sa i përket vlerës së ndërtimit të teatrit, Veliaj u shpreh se nga vetë qeveria ka një kosto prej 30 milionë euro, ndërkohë që investimet e Bashkisë për një vit në infrastrukturë janë 20 milionë euro.
Përfaqësuesi i artistëve Çeloaliaj deklaroi se, “ne jemi kundër cënimit arbitrar të kësaj godine, cënohet trashëgimia kulturore, megjithëse Teatri nuk është konsideruar ndonjëhërë i tillë. Por mbi të gjitha cënohet hapësira publike se bëhet fjalë për të dhënë tokë për të ndërtuar nëj teatër Kombëtar më të vogël”.