Aktori i njohur Reshat Arbana ka deklaruar se, Teatri duhet të ruhet dhe të mos preket. Arbana tha se ajo që duhet bërë është të restaurohet Tetari dhe jo të ngrihen kulla. “Ato kulla do të duken se do të bien mbi artistët”, tha Arbana. Aktori i njohur tha se nuk beson se restaurimi i Teatrit do të kushtonte shumë para. Ai hodhi poshtë deklaratat e qeverisë se Teatri rrezikon të shembet. “Ne të gjithë e dimë shumë mirë se kollonat në atë Tetarër janë jashtëzakonisht të mëdha dhe të forta, prandaj mos na thoni se ato rrezikojnë”, tha Arbana.
Ajo që ka rënë në sy është se ndërsa aktorët prestigjiozë të skenës janë deklaruar kundër ndërtimit të kullave mbi Teatër, në favor të projektit të qeverisë kanë dalë aktorët palaço të partisë pa asnjë lidhje me artin dhe që kanë bërë karrierë sipas përkatësisë së tyre në parti.
Fjala e aktorit Arbana
Këtu ka shumë njerëz dhe se cili ka mendimin e tij dhe mirë është.
Teatri duhet të mbetet aty.
Unë nuk e di se sa mund të shkojë aty si vlerë.
T’i lemë këta njerez të ushqejnë me emocione popullin.
Nëse do të vazhdoni të flisni, mendojeni me hollë këtë punë.
Me 200 vetë nuk do arrini kurrë në diçka.
Restaurimi është i vështirë pasi gjatë një shfaqjeje që dhamë në teatër nuk rrihej nga të ftohtit si në skenë si në sallë.
Kullat do të duken sikur do të na bien mbi kokë.