Është rrëzuar udhëzimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që tentoi të eliminonte partinë LIBRA të Ben Blushit më 18 qershor. Udhëzimi miratohej me 5 vota të anëtarëve të KQZ, por të gjithë anëtarët votuan kundër. Dy ditë më parë në Parlament, Blushi reagoi ashpër për propozimin duke akuzuar për një plan të Rilindjes për ta nxjerrë nga gara e zgjedhjeve. Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit. Dy ditë më parë, KQZ bllokoi regjistrimin e LIBRA-s si një subjekt politik në zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi është konsideruar i paprecedentë dhe nën diktatin direkt të Ramës. Juristët deklaruan se vendimi i KQZ nuk ka asnjë bazë ligjore, duke e bërë të qartë se kemi të bëjmë vetëm me një hakmarrje politike të Ramës.