479 ka shkuar numri i familjeve të prekura nga përmbytjet e javës së kaluar në Durrës. Edhe pas mbylljes së verifikimeve në terren, me kërkesë të vetë banorëve të dëmtuar njësitë bashkiake kanë vijuar të bëjnë verifikimet përkatëse.
Zonat e dëmtuara nga përmbytjet e javës së kaluar janë ish-Këneta, Shkozeti, Plazhi, Sukthi dhe Katundi i Ri.