“Bild”: Ky është skandal, Lewandowskin e plaçkitën!

Gazeta e përditshme gjermane Bild e ka quajtur skandaloz vendimin e revistës France Football për t’ia dhënë Lionel Messit Topin e Artë 2021, duke këmbëngulur se Robert Lewandowski i Bayern Munich e meritonte para argjentinasit.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë të hënën në një gala mbrëmje në Paris.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 vota, duke e lënë polakun e Bayernit mbrapa me 580 vota.

Lajmit për fituesin e Topit të Artë 2021, e përditshmja gjermane i vuri titullin “Zgjedhje skandaloze! Lewandowski vetëm i dyti”.

“Nuk mund të jetë e vërtet!”, vazhdoi Bild

“Në vitin 2021, Lewandowski e vendosi një rekord të ri të golave në Bundesligë (41) dhe u bë përsëri kampion. Këtë vit, ai është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve (9 gola) dhe në Bundesligë (14 gola). Kjo as kjo nuk mjaftoi”, shkroi tutje Bild.

“Lewandowskin e plaçkitën, Messi fitoi për herë të shtatë. Urime!”

Lewandowski e kishte një vit shumë të mirë përsëri, duke e fituar Bundesligën e Bayernin dhe duke u zgjedhur golashënuesi më i mirë në Bundesligë dhe në Evropë.

Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë. Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga.

Exit mobile version