Deklarata e Vatra-s
Pak kohë më parë, Ambasadorja e Shqipërisë Floreta Faber i ka bërë kërkesë anëtarit të kryesisë së Vatrës, z. Valentin Lumaj që të mundësojë një takim me Kongresisten Republikane Lisa McClain, kjo mbas dijenisë së saj të njohjes dhe ndihmesës së z. Lumaj për kongresisten gjatë fushatës së saj. Kjo kërkesë dhe i gjithë procesi i komunikimit për të mundësuar këtë takim është i dokumentuar. Arsyeja e paraqitur nga Ambasadorja Faber për këtë takim ka qenë krejtësisht e ndryshme nga tema e ardhes së Kryeministrit Rama në Michigan. Z. Lumaj i ka kërkuar një takim zyrës së protokollit të Kongresistes Lisa McClain, në mes Kongresistes, Ambasadores Faber të shoqëruar nga Konsulli i nderit Ekrem Bardha, Kryetarit të Vatrës Michigan Mondi Rakaj dhe z. Valentin Lumaj. Mbasi është dakordësuar për kohën dhe vendin e takimit dhe teknalitete të tjera, zyra e Kongresistes McClain ia ka konfirmuar këtë takim z. Valentin Lumaj.
Ditën e takimit, në pritje të Kongresistes McClain, Ambasadorja Faber, z. Rakaj dhe z.Lumaj kanë biseduar për tema të ndryshme dhe gjendjen në Shqipëri, por në asnjë rast Ambasadorja nuk ka përmendur ardhjen e Kryeministrit Shqiptar në Michigan.
Edhe gjatë takimit me Kongresisten McClain, ambasadorja Faber nuk ka përmendur asnjëherë në grup ardhjen e kryeministrit shqiptar. Ambasadorja Faber, edhe mund të ketë folur në menyrë të kamufluar me kongresisten McClain, por në asnjë rast përfaqesuasit shqiptarë në atë takim nuk janë njoftuar për këtë vizitë të Kryeministrit Rama në Michigan.
I vetmi moment që është përmendur Kryeministri Rama në atë takim është kur z. Lumaj i ka sqaruar gjerë dhe gjatë Kongresistes McClain situatën e vështirë të shkatërrimit të së djathtës politike në Shqipëri si pasojë e influencës së George Soros në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe se e djathta në Shqipëri, është duke bërë përpjekje të fuqishme për të rindërtuar një parti konservatore në përngjasim të Partisë Republikane Amerikane.
Gjatë fjalës së z. Lumaj, ambasadorja Faber, dukshëm e pakënaqur nga fjalët e tij e ka ndërprerë z. Lumaj dukë thënë: “too much politics for me” dhe është ngritur dhe është larguar duke e braktisur takimin në mes. Takimi dhe biseda ka vazhduar edhe mbas largimit të ambasadores Faber. Kryetari i Vatres, Mondi Rakaj i ka shprehur kongresistes McClain mbështetjen e tij, të grupimit “Albanians for Trump” dhe të komunitetit republikan shqiptar në Michigan. Z. Lumaj e ka ftuar Kongresisten Lisa McClain në festimet e komunitetit shqiptar te Festes së Pavaresisë së Shqipërisë, ftesë të cilën kongresistja e ka pranuar me kënaqësi dhe aktualisht ka marrë pjesë në këto festime.
Kjo ishte panorama e takimit të treanshëm në mes Kongresistes Lisa McClain, ambasadores Faber dhe përfaqësisë së Vatrës.
Dukshëm qëllimi i ambasadores Floreta Faber ka qenë shtrimi i rruges se ardhjes se Kryeministrit Rama, por gjithmonë në mënyrë të fshehtë, të padrejtë dhe te pandershme, duke mos e shprehur në asnjë rast qëllimin e vertetë të saj ardhjes në Michigan. Një ambasadore e aftë dhe e përgjegjshme duhet që të njoftojë publikisht ardhjen e Kryeministrit shqiptar në Michigan. Vatra Michigan distancohet nga kjo axhendë dhe e cilëson si një miopi ambasadoriale mënyrat e shëmtuara dhe metodave shfrytëzimit të pandersëm të situatave të Ambasadores Floreta Faber në shërbim ndaj Kryeministrit Shqiptar. Koha do të tregojë se dhe gjithçka e bërë në errësirë do të dalë në dritë dhe e vërtëta do të prevalojë.
Dega e Vatrës, Michigan, 29 Nëntor 2021.