Biznesi nis nesër protestën, taksohet për t’i dhënë koncesionin Olsi Ramës dhe drejtuar xhiron tek dy oligarkë

Biznesi i vogël do të nisë nesër protestën kundër qeverisë për vendosjen e taksës së TVSH-së. hapi i parë i kësja proteste do të jetë mbyllja e qepenave për 1 orë në të gjithë vendin në shenjë proteste ndaj taksës. Kryetari i PD, Basha tha se arsyeja e vendosjes së kësaj takes ka dy qëllime; qëllimi i parë është që taksa e TVSH-së t’i jepet me koncesion vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qëllimi i dytë është se pas mbylljes së mijëra bizneseve xhiro e aktivitetit të tyre të përqëndrohet tek katër oligarkë.
Basha i ka bërë thirrje medias dhe drejtuesve të tyre që të mos censurojnë aktivitetin. Basha i referohet takimit që ai zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël, ku në kohën që këta të fundit po bëni të ditura shqetësimet e tyre, vetëm një media ishte në transmetim.
“Kam një thirrje për mediat. Të jetë sa më transparente dhe drejtpërdrejtë, vetëm një media ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Thirrje kryeredaktorëve, gazetarët, pronarëve të mediave, mos e censuroni aktivitetin. Edhe pse nuk e transmetuat live, ritransmetojeni”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së shtoi më tej se po harxhohen orë të tëra me propagandë qeveritare duke theksuar se kjo nuk i nderon mediat.
“Harxhohen orë të tëra me propagandën qeveritare. Kjo nuk ju nderon, për mos të thënë që është e turpshme. Mos ja hiqni zërin përfaqësuesve të biznesit”, theksoi Basha.

Exit mobile version