Ahmetaj do të fitojë 25 milionë USD nga inceneratorët vetëm gjatë këtij viti. Paratë do të merren nga taksapaguesit që duhet të paguajnë projektin e vjedhjes së re të shqiptarëve. Kryetari i PD ka denoncuar këtë projekt korruptiv duke thënë se ndërsa shqiptarët do të paguajnë këto miliona dollarë për ministrin e Financave nga ana tjetër impakti që vjen nga taksa e TVSH-së së mbi 50 mijë bizneseve të vogla të bizneseve është vetëm 15 milionë dollarë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha i bëri thirrje biznesit të vogël që të ngrihet dhe të protestojë. Mos kini frikë tha Basha, sepse vetëm duke u ngritur dhe protestuar mund ti rikthehet shpresa ketij vendit.
Basha: Kemi qenë, jemi dhe do të jemi në krahun tuaj. Nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesi politike, le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë do të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni! Nuk ka rrugë tjetër. Fjalët e kanë humbur kuptimin, vetëm veprimi do të rikthejë shpresën në këtë vend.
Në një takim me biznesin e vogël, që parashikohet të futet në skemën e TVSH Basha tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të grabisë shumicën dhe fitimet tja japë pakicës.
Basha: Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do të çojë në falimentim e biznesit të vogël do të rritë papunësinë dhe evazionin fiskal.
Këtu ka një element politik i cili bashkon këto akte kriminale, tvsh, taksa në rrugën e Kombit, shkatërrimi e teatrit kombëtar.
Ky kryeministër urren çdo gjë të pavarur, ndaj kërkon ta shkatërrojë biznesin e vogël do ta çojë xhiron e bzinesit të vogel në një grusht oligarkësh që po shesin Shqipërinë.
E njëjta gje edhe me Teatrin Kombëtar, e njëja gjë me protesuesit në Kukës, terajtimi i tyre si terroristë. Këto janë tipare të një regjimi krimina. Kjo qeveri grabit shumicës dhe i jep pakicës.