Bllokimi i Sheshit të Flamurit kërkohet ndjekje penale për Lelin

Zëvendëskryeministri, në cilësinë e drejtuesit të Task Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, në përfundim të verifikimit të shqetësimeve të bëra publike nga një grup i këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana e kryetarit të Bashkisë Vlorë të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit para pallatit të sportit “Flamurtari” Vlorë me argumentin se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën dymujore nga data 01.5.2017–30.6.2017, ka referuar rastin në organin e Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale ndaj z. Dritan Leli me detyrë kryetar i Bashkisë Vlorë.
Nga vlerësimi i rastit nga ana e zëvendëskryeministrit, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se z. Leli, me veprimet dhe mosveprimet e tij për dhënien e lejes dymujore një subjekti politik të caktuar për të përdorur sheshe apo vendkalime publike, në kundërshtim me Ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet” dhe Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe“Pengimi i subjekteve zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 325 të Kodit Penal.

Exit mobile version