Boateng te Las Palmas

Kevin Prince Boateng do të luajë në kampionatin spanjoll këtë sezon. Mesfushori gjerman me pasaporte ganeze ka arritur akordin me Las Palmas për një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 sezon. 29-vjeçari kishte ofertë në Spanjë edhe nga Malaga, por edhe nga Fenerbahçe duke i refuzuar për të zgjedhur Las Palmas. Javën e ardhshme ish-mesfushori i Milanit do të nisë aventurën me skuadrën dhe për të do të jetë eksperienca e parë në Primera Division pas aventurave ne kampionatin anglez, gjerman dhe italian.

Exit mobile version