“Bomba” plas në Itali!

Edicioni i “Tuttosport” është shfaqur këtë mëngjes të së mërkurës me një shpërthim të vërtetë merkatoje. Sipas Raffaele Diverso, korrespondent i Barcelonës në gazetën e Torinos, Eric Abidal do të takohej me Paul Pogba në Beverly Hills (Los Angeles) për të testuar mundësitë e nënshkrimit të tij për katalanasit.
Sipas gazetarit italian, arsyeja sekrete për udhëtimin e Abidal në turneun e SHBA do të ishte asgjë më shumë se sa të takohej me mesfushorin francez të Manchester United, në ditët e fundit të pushimeve të tij në Los Anxhelos.
Takimi ishte më shumë se mes dy shokësh të vjetër, që pinë një kafe në Beverly Hills, ku qëndroi ekspedita e Barçës, veçanërisht në hotelin “Beverly Wilshere”. Takimi nuk ndodhi në ndonjë nga hotelet e tjera luksoze në zonë, por, me dëshirën e shprehur të Abidal, u zhvillua në një vilë private, të vetëdijshëm se lojtari kampion bote mund të ishte i ekspozuar ndaj ndonjë sanksioni për kontakte me klube të tjera, kur është në kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq”.
Në informacionin e “Tuttosport” shtohet se Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United. Marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është më e keqja. Prandaj, ai që ishte transferimi më i shtrenjtë në histori para se Neymar të kalonte te PSG, verën e vitit të kaluar, teksa klubi nga “Old Trafford” pagoi shumën rekord të 120 milionë eurove, nuk dëshiron të qëndrojë me të.
Juventusi, klubi i tij i mëparshëm, dëshiron ta marrë atë, por duhet të shesë Pjanic për të gjeneruar para, pas disbursimit të madh, të bërë për afrimin e Cristiano Ronaldos kësaj vere. Dhe, sipas gazetës torineze, Barcelona ka një avantazh të dukshëm për të ndërmarrë nënshkrimin e Paul Pogba, lojtar i cili triumfoi me Francën në “Rusia 2018”. Ai shihet nga katalanasit si mesfushori i duhur për të mbushur boshllëkun e krijuar në formacionin e trajnerit Valverde nga largimi i ikonës blaugrana, Andres Iniesta.

Exit mobile version