Jose Mourinho, pavarësisht fitores 2-1 të Manchester United ndaj Real Madrid në turneun e International Champions Cup, vazhdon të jetë i mbytur nga polemikat dhe situata te skuadra e “djajve të kuq” nuk është shumë e mirë. Madje në Britaninë e Madhe kanë nisur të vihen baste për shkarkimin e trajnerit portugez edhe pse ai ka ende dy vite kontratë. Jo vetëm kaq, por burime nga “Old Trafford” shprehen se në rast se Mourinho do të largohet nga detyra, zëvendësuesi i tij do të jetë Zinedine Zidane.
46-vjeçari francez aktualisht është pa ekip pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar dhe pas sukseseve që pati në Spanjë me skuadrën “merengues” konsiderohet si trajneri i duhur për t’u ulur në stolin e United, lajm që konfirmohet edhe nga e përditshmja britanike “The Sun”. Por ardhja e Zidane në Premier League do të varet shumë nga fati që do të ketë Mourinho gjatë muajit gusht në Premier, që për momentin ka krijuar më shumë polemika rreth tij dhe lojtarëve të tij.
Manchester United ka trokitur në derën e Real Madridit për të bërë një ofertë për Mateo Kovacic, që “MARCA” ka qenë në gjendje ta konfirmojë, bashkë me shumën përkatëse: 60 milionë euro. Duke e ditur se futbollisti kroat do të largohet nga klubi i bardhë, Mourinho e ka orientuar klubin për një ofertë karshi Real Madridit. Problemi interesant këtu është se Kovacic nuk do që të luajë te “Djajtë e Kuq”, kështu që operacioni nuk duket i lehtë për t’u përmbyllur.
Futbollisti kroat e ka të qartë se duhet të largohet nga Real Madrid për të shijuar më shumë minuta aktivizim, por stili i lojës së Manchester United nuk i përshtatet dhe për këtë arsye nuk ka në plan të marrë pjesë në operacionin që ka ftilluar klubi i njohur anglez nëpërmjet ndërmjetësimit të Vlado Lemić, i cili ka qenë i dërguari i Manchester United.
Kovacic do të bashkohen në ditët e ardhshme, në përgatitjet parasezonale, me Real Madridnt dhe do të insistojë në idenë e tij të largimit, por Lopetegui do të përpiqet për ta bindur se ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm në ekipin e bardhë. Ideja e Real Madridit është që ta mbajë atë, kështu që e ardhmja e Kovaçiç do të jetë një nga rastet më të nxehta të “Los Blancos” këtë verë.