Bora rrezikon ndeshjen

Manchester City rrezikon të mos luajë ndeshjen e radhës në Premier League ndaj Arsenal për shkak të kërcënimit që vjen nga stuhia Emma. City pritet të ndeshet me Arsenal në “Emirates” të enjten në mbrëmje kur Anglia pritet të pushtohet nga një nga stuhitë e borës më të këqija të viteve të fundit. Parashikimi i motit tregon se në Mançester pritet të bjerë një borë e madhe në ditët e ardhshme. Por megjithëse parashikimet parashikojnë një situatë kaotike, City nuk do të prishë planet dhe kërkon të udhëtojë me tren të enjten në mëngjes vetëm disa orë përpara ndeshjes. Kryesuesit e kampionatit nuk kanë nevojë të bëjnë udhëtimin një ditë përpara ndeshjes për t’u siguruar se do të arrijnë në kohë për sfidën. Por kjo do të thotë se mund të ketë komplikacione mëngjesin e udhëtimit dhe City rrezikon të humbasë ndeshjen në tavolinë ndaj Arsenal nëse vazhdon të insistojë se do të jetë i pranishëm në “Emirates”.

Exit mobile version